Turqi, policia sekuestron 166 kilogramë heroinë
Policia e Stambollit zbuloi dhe konfiskoi 166 kilogramë heroinë si edhe arrestoi në flagrancë tre persona.
Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore, të cilat saktësojnë se droga u zbulua në një magazinë dhe në një kamion në lagjen e Stambollit "Esenler" e fshehur në 680 pako të vogla.
Magazina ishte në pronësi të një grupi kriminal, pjesë nga rrjeti ndërkombëtar për tregti ilegale me narkotikë dhe destinacioni i fundit i heroinës ishte Britania e Madhe.