Prokurori i "Gërdecit": Sulmet ndaj meje, denigruese
Nëpërmjet një njoftimi
zyrtar të Prokurorisë së
Përgjithshme, Zamir Shtylla,
drejtues i hetimeve për
Gërdecin, i konsideron sulmet
ndaj tij si presion për shkak të
detyrës zyrtare në punën e tij si
prokuror. Por, duke marrë shkas
nga akuzat në media të shtetasit
Gëzim Peshkopia, prokurori
Zamir Shtylla ka folur edhe për
sulmet më të fundit, mes të cilave
edhe akuzat e Kryeministrit
Berisha. "Përpjekjet e bëra së
fundi, duke më atribuuar veprime
që nuk janë kryer prej meje,i
konsideroj abuzive, për të denigruar
figurën time dhe presion
për shkak të detyrës zyrtare që
aktualisht kryej", thuhet në letrën
e Shtyllës. Duke iu përgjigjur edhe
pretendimeve të shtetasit Gëzim
Peshkopia, i cili deklaroi se është
torturuar nga Shtylla në vitin 1975,
drejtuesi i dosjes së "Gërdecit" e
po ashtu drejtori i Kontrollit dhe
Ndjekjes Penale, hedh poshtë këto
akuza. "Gjatë gjithë karrierës sime
si prokuror dhe hetues nuk kam
pasur proces hetimor me zotin
Gëzim Peshkopia apo pjesëtarë
të familjes së tij. Deklarimi publik
në media se z. Gëzim Peshkopia
është hetuar prej meje në
vitin 1975, është i pavërtetë dhe
ritheksoj edhe një herë se me
këtë person nuk kam pasur asnjë
raport, të lidhur me punën time.
Unë kam filluar punë në gusht të
vitit 1976, një vit më vonë nga sa
z. Peshkopia pretendon se është
hetuar", sqaron ai më tej.
Disa ditë më parë, prokurori
Zamir Shtylla ka mbrojtur veten
pas sulmeve të Kryeministrit se ai
ishte një xhelat që kishte lidhur
me tela me gjemba të akuzuarit
politikë në kohën e komunizmit.
Sipas tij, deklarata të tilla janë
vetëm emocionale. Në një prononcim
për gazetën, kryehetuesi
i dosjes "Gërdeci" deklaroi se
asnjë për qind e deklaratave të
Kryeministrit nuk është e vërtetë.
Prokurori tha se ka zbatuar ligjin
dhe vetëm ligjin, si para viteve
‘90 dhe pas viteve ‘90. Drejtori i
Kontrollit dhe Ndjekjes Penale
në Prokurorinë e Përgjithshme,
pohoi se deklaratat e Berishës
janë të pavërteta, pasi Shtylla
është personi që ka urdhëruar
arrestimin e ish-byroistëve pas
viteve ‘90, ku President i asaj kohe
ishte Sali Berisha, Kryeministri
aktual i vendit. Numri dy i Prokurorisë
së Përgjithshme tha se do
të vazhdojë të zbatojë ligjin, me të
gjitha çështjet që kalon në "dorë",
ku ka paralajmëruar edhe hetime
ndaj njerëzve me pushtet. "Unë
kam zbatuar ligjin, ashtu siç po
bëj edhe në hetimet për dosjen e
Gërdecit. Jam i njëjti prokuror, i
cili pas viteve ‘90, ishte drejtuesi i
grupit hetimor dhe së bashku me
kolegët e mi kërkuam arrestimin
e Nexhmije Hoxhës dhe të ishanëtareve
të tjerë të Byrosë Politike.
Unë po vazhdoj t‘i bindem
ligjit dhe askujt tjetër", u shpreh
Shtylla. Duke mos gjetur mbrojtje
zyrtarisht nga akuza qendrore,
prokurori ka preferuar të mbrojë
veten, duke deklaruar se në
prokurori ka ardhur me firmën e
ish-presidentit të vitit 1993, Sali
Berisha. "Jam po unë që, me dekret
të Berishës, në vitin 1993, jam
emëruar drejtor i hetimeve dhe
kontrollit të veprimeve hetimore
në Prokurorinë e Përgjithshme",
saktësoi Shtylla.
zyrtar të Prokurorisë së
Përgjithshme, Zamir Shtylla,
drejtues i hetimeve për
Gërdecin, i konsideron sulmet
ndaj tij si presion për shkak të
detyrës zyrtare në punën e tij si
prokuror. Por, duke marrë shkas
nga akuzat në media të shtetasit
Gëzim Peshkopia, prokurori
Zamir Shtylla ka folur edhe për
sulmet më të fundit, mes të cilave
edhe akuzat e Kryeministrit
Berisha. "Përpjekjet e bëra së
fundi, duke më atribuuar veprime
që nuk janë kryer prej meje,i
konsideroj abuzive, për të denigruar
figurën time dhe presion
për shkak të detyrës zyrtare që
aktualisht kryej", thuhet në letrën
e Shtyllës. Duke iu përgjigjur edhe
pretendimeve të shtetasit Gëzim
Peshkopia, i cili deklaroi se është
torturuar nga Shtylla në vitin 1975,
drejtuesi i dosjes së "Gërdecit" e
po ashtu drejtori i Kontrollit dhe
Ndjekjes Penale, hedh poshtë këto
akuza. "Gjatë gjithë karrierës sime
si prokuror dhe hetues nuk kam
pasur proces hetimor me zotin
Gëzim Peshkopia apo pjesëtarë
të familjes së tij. Deklarimi publik
në media se z. Gëzim Peshkopia
është hetuar prej meje në
vitin 1975, është i pavërtetë dhe
ritheksoj edhe një herë se me
këtë person nuk kam pasur asnjë
raport, të lidhur me punën time.
Unë kam filluar punë në gusht të
vitit 1976, një vit më vonë nga sa
z. Peshkopia pretendon se është
hetuar", sqaron ai më tej.
Disa ditë më parë, prokurori
Zamir Shtylla ka mbrojtur veten
pas sulmeve të Kryeministrit se ai
ishte një xhelat që kishte lidhur
me tela me gjemba të akuzuarit
politikë në kohën e komunizmit.
Sipas tij, deklarata të tilla janë
vetëm emocionale. Në një prononcim
për gazetën, kryehetuesi
i dosjes "Gërdeci" deklaroi se
asnjë për qind e deklaratave të
Kryeministrit nuk është e vërtetë.
Prokurori tha se ka zbatuar ligjin
dhe vetëm ligjin, si para viteve
‘90 dhe pas viteve ‘90. Drejtori i
Kontrollit dhe Ndjekjes Penale
në Prokurorinë e Përgjithshme,
pohoi se deklaratat e Berishës
janë të pavërteta, pasi Shtylla
është personi që ka urdhëruar
arrestimin e ish-byroistëve pas
viteve ‘90, ku President i asaj kohe
ishte Sali Berisha, Kryeministri
aktual i vendit. Numri dy i Prokurorisë
së Përgjithshme tha se do
të vazhdojë të zbatojë ligjin, me të
gjitha çështjet që kalon në "dorë",
ku ka paralajmëruar edhe hetime
ndaj njerëzve me pushtet. "Unë
kam zbatuar ligjin, ashtu siç po
bëj edhe në hetimet për dosjen e
Gërdecit. Jam i njëjti prokuror, i
cili pas viteve ‘90, ishte drejtuesi i
grupit hetimor dhe së bashku me
kolegët e mi kërkuam arrestimin
e Nexhmije Hoxhës dhe të ishanëtareve
të tjerë të Byrosë Politike.
Unë po vazhdoj t‘i bindem
ligjit dhe askujt tjetër", u shpreh
Shtylla. Duke mos gjetur mbrojtje
zyrtarisht nga akuza qendrore,
prokurori ka preferuar të mbrojë
veten, duke deklaruar se në
prokurori ka ardhur me firmën e
ish-presidentit të vitit 1993, Sali
Berisha. "Jam po unë që, me dekret
të Berishës, në vitin 1993, jam
emëruar drejtor i hetimeve dhe
kontrollit të veprimeve hetimore
në Prokurorinë e Përgjithshme",
saktësoi Shtylla.