E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Remzi Hoxha”, dëshmitari: Ja si më mashtruan!

Ish-shefi i rendit në Sarandë, Ardian Muho dëshmoi sot përpara togave të zeza të Gjykata e Krimeve të Rënda me gjyqin ndaj të pandehurve për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Muho ka treguar për njohjen me Ziso Kristopullin e Loshajn 

TIRANE-Seanca e sotme ndaj të pandehurve në gjykim për zhdukjen e Remzi Hoxhës ka vijuar me nje nga dëshmitë më interesante të ardhura nga ish- shefi i rendit në Sarandë, Ardian Muho përpara togave te zeza te Gjykata e Krimeve të Rënda. Muho ka treguar para trupit gjykues sesi eshte mashtruar nga Abdyl Loshaj, i cili iu paraqit atij si nje gazetar austriak që fliste vazhdimisht anglisht dhe sesi kishte marre kontaktet e para me Ziso Kristopulin në lokalin e tij në Ksamil. Muho tha se para ‘97 i kishte afruar miqësinë një gazetari të huaj me emrin Armando, por që asnjëherë nuk kishte dyshuar se ai mund të ishte shqiptar dhe aq më tepër një agjent, sic pretendon Prokuria
Ish-shefi i rendit tha me tej se gjate qendrimit te austriakut në Sarandë kishin vizituar edhe lokalin e Ziso Kristopulit në Ksamil.
Për një nga cështjet më të bujshme të viteve të fundit sic eshte ajo e zhdukjes se biznesmensit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha pritet te dëshmojne rreth 110 deshmitare. Priten dëshmi nga ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi, nga Agim Shehu, ndërkohë që pak ditë me parë u lexua deshmia e Bashkim Gazidedes, i cili nuk jeton më. Në procesin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës janë të pandehur 4 persona, ish-punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar, Arben Sefgjini sot drejtori aktual i Tatimeve, Ilir Kumbaro qe pretendohet se ndodhet ne Angli, Budjon Mece dhe Avni Koldashi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›