E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera e bardhë e turizmit panshqiptar nuk prishet nga mbeturinat e “politikës së zezë”

Plazhet e Shqipërisë, me favoret dhe mangësitë që ende ka në zhvillimin e turizmit, megjithatë janë të mbushura! Ka të ngjarë, në saje të lëvizjeve të deritanishme, që në këtë verë të arrihet edhe rekord turistësh për bregdetin shqiptar! Nuk ndalen pushuesit, në veçanti shqiptarët e Kosovës, e sidomos pas rrugës së re konform standardeve! Ndonëse ende e papërfunduar, kjo rrugë është jo vetëm sinjalizuesi i investimeve të duhura i qeverisë, porse njëkohësisht edhe sinjalizues i keqpritur nga ogurzinjtë, skeptikët dhe nihilistët! Unë, për ironizim, nuk mund të pajtohesha me Erla Mëhillin, zëdhënësen e PD-së, që Edi Rama do duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës për cilësimin "rruga e askundit”! Arsyen më të fortë sepse Edi Rama, dhe soji i tij, edhe po të mos e deklaronte, në mënyrë implicite është e qartë se ishte dhe është kundër rrugës! Prandaj, edhe cilësim pozitiv po të ketë nga Edi Rama, është e ditur se e ka “për politikë”, apo, që mund ta themi edhe pa thonjëza fare se kurë nuk ka qenë i mendimit pozitiv për rrugën! Vetëm për interesa të deklaruara nuk ia duam pohimet, as që ia duam që të kërkojë falje demagogjike! Më mirë, pa këtë pendesë sepse përndryshe të irriton edhe më! Ja që ka media, të “zotëruara”, alias të paguara dhe kontrolluara nga Ai, që kanë vite që në pragsezoni turistik bëjnë propagandën e një mazhi të keq të bregdetit shqiptar! Por, tani edhe vet agjencitë turistike në Kosovë padashje mund të gënjehen me udhëtimet dhe sistematizimet e organizuara! Kjo, për arsyen e thjeshtë se tani organizimet bëhen më tepër individuale ashtu sikurse edhe prenotimet dhe sistemimet! Varësisht prej mundësive dhe vullneteve bëhet edhe përzgjedhja! Nuk ndalohen dot as pas brishtësisë politike që vjen nga humbësi, duke kërcënuar me mospranim rezultati të zgjedhjeve! Pushuesit vazhdojnë qetë edhe pa shantazhet dhe kërcënimet politike dhe ekologjike të oponencës naïve që për interesa indivduale në rradhë të parë sakrifikojnë dhe qytetarin e tyre, ndërsa në radhë të dytë edhe vet anëtarët dhe përkrahësit!Kjo duhej të veçohej edhe në asamblenë e “kuqe” të së hënës! Ka zëra që janë kundër Edi Ramës, që të pranojë zgjedhjet dhe të respektohen normativat e partisë! Ata mund të jenë dhe pretenduesit për të pasuar atë post dhe mund të soditen si të tillë nga këndi politik por që nuk justifikojnë qëndrimet e interesave të kundërta të Ramës me ato të shqiptarëve që jetojnë, frymojnë dhe përfitojnë në Adriatik dhe Jon! Të jenë të “kuq” apo të “kaltër”, apo indiferentë politikë, këtë stinë presin e ditët u ikin shpejt! Infrastruktura rrugore po rregullohet, ajo e sigurisë dhe ligjore dukshëm është më kënaqshëm, ashtu sikurse infrastruktura bregdetare për oferta joshëse turistike! Realisht, ka ende për t’u thënë dhe për tu bërë edhe për bregdetin, nga Ksamili në Velipojë, por “kryeqendra” e pushuesve, Durrësi, është shembulli më i mirë për investimet dhe ndryshimet e bëra për të mirën e tyre dhe të pushuesve! Ngadalë, mbase, por me mbështetje e jo me shantazhe dhe shqetësime mund të krijohet kultura e duhur e ofertave turistike e thuajse paralelisht me këto oferta krijohet edhe kultura e të bërit turizëm! Duhet joshje për ofrim, por edhe bërje turizmi! Ofertuesit dhe turistët të kenë kulturë të përafërt sepse përkundër politikës së shfryrjeve ditore është dukshëm më përpara! Prandaj, tani pushuesit vërshojnë dhe të kënaqur janë edhe ata që presin këtë “verë të bardhë” përkundër “politikës së zezë” që ballafaqohen!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›