Gjermania “e re” arsyet pse synon Kupën e Botës
BERLIN-Në Gjermani nuk janë mësuar të shohin një kombëtare kaq të re në moshë, megjithatë futbollistët e drejtuar nga Joakim Lëv kanë një optimizëm të paparë se do të jenë protagonistë të këtij Botërori. Mungesa e Mikael Balak ishte një “shock” për fansat dhe stafin e kombëtares, por në miqësoret e luajtura deri tani, të rinjtë kanë treguar një formë mjaft të mirë, duke mposhtur këdo.
Gjermanët janë futbollistë që asnjëherë nuk u bëjnë bisht përgjegjësive dhe sipas mbrojtësit Arne Fridrih, dëmtimi i kapitenit u ka dhënë shansin disa të rinjve që të tregojnë vlerat e tyre. “Ne kemi një skuadër shumë të balancuar, - deklaroi Fridrih në një konferencë për shtyp të mbajtur dje. – Për shkak të dëmtimeve, këtu kanë ardhur disa futbollistë të tjerë. Natyrisht, për ne do të jetë e vështirë, por mund të qëllojë edhe më mirë”, shtoi ai. Veç Balak, 4 lojtarë të tjerë të Gjermanisë nuk do të luajnë në Botëror për shkak të dëmtimeve, përfshi portierin Rene Adler. Kjo ka bërë që Joakim Lëv të ketë skuadrën e dytë më të re gjermane, pas asaj të vitit 1934. Në ekip janë 6 futbollistë që fituan titullin kampion të Evropës për 21 vjeçarët vitin e shkuar. Pas fitoreve 3-0 me Hungarinë dhe asaj 3-1 me Bosnjën, Lëv deklaroi se skuadra e tij është gati për Botërorin. “Kemi futbollistë që kanë shumë potencial, por jo edhe aq eksperiencë, - tha ai. – Ajo që nuk dimë është sesi do të reagojnë këta lojtarë në situata ekstreme, nëse ata mund të japin tej mundësive të tyre”. Gjermania ka patur gjithnjë skuadër të fortë në turnetë e mëdha, duke e kompensuar mungesën e talentit të madh me karakterin, disiplinën dhe përgatitjen fizike. Askush nuk priste që kjo kombëtare të shkonte në finale në vitin 2002, ndërkohë që 4 vjet më parë në tokën e tyre, gjermanët shkuan deri në gjysmëfinale duke u mundur më pas nga Italia.
Skuadra
Joakim Lëv beson se skuadra e tij do të ketë shumë vështirësi gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe kjo jo vetëm për shkak të dëmtimeve. Shtatë futbollistë të Bajernit iu bashkuan skuadrës pas finales së Champions League, ndërkohë që 4 lojtarë të Verder Bremen luajtën në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bajernit. Gjermanët në fillim shkuan për stërvitje në Siçili, më pas në Tirolin Jugor në Austri, vende ku kjo kombëtare është stërvitur edhe para se të fitonte tre trofetë e parë të Kupës së Botës. Por, Lëv nuk e pati në dispozicion të gjithë skuadrën, megjithëse Arne Fridrih e Per Mertesaker, dy mbrojtësit e qendrës, thonë se ata kanë fituar shumë eksperiencë nga fakti që kanë luajtur në finale të Champions League. “Ata mund të jenë të rinj, por fakti që luajtën në finalen e Champions League, është e pabesueshme për ta”, tha Fridrih. “Ata duhet të ndjejnë mbështetje, - u shpreh Per Mertesaker. – Mund të kemi pasur pak probleme, por tani që kemi pak kohë që jemi stërvitur bashkë, ndjehemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Futbollistët e vjetër janë duke i ndihmuar të rinjtë të integrohen”, shtoi ai.
(d.b/BalkanWeb)