Dosja "Hoxha", i jepetOK dëshmisë sëLoshajt në Kosovë
TIRANE- Ministria e Drejtësisë i thotë Ok kërkesës së Avdyl Loshajt, të cilësuar si dëshmitari kyc në procesin gjyqësor për zhdukjen dhe më pas vrasjen e Remzi Hoxhës në 1995. Avdyl Loshaj kërkoi që për arsye sigurie, seanca e dëshmisë të zhvillohet në Kosovë.
Në seancën e sotme gjyqësore, e cila zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përfaqësuesi i ministrisë së Drejtësisë thotë se është e gatshme të pranojë kërkesën e dëshmitarit dhe për këtë ka dërguar një letër porosi në ministrinë e Drejtësisë së Kosovës për të mundësuar organizimin e kësaj seance.
Avdyl Loshaj pritet të japë dëshmi të rëndësishme mbi atë cfarë ndodhi në tetorin e 1995 kur së bashku me Ziso Kristopulin dhe Remzi Hoxhën, ( trupi i të cilit ende nuk është gjetur) u rrëmbyen nga SHIK dhe u dërguan në Vain të Lezhës.
Loshaj kërkoi që dëshmia e tij të merret në Kosovë për arsye sigurie. Tani i mbetet autoriteteve në Kosovë të vendosin nëse do lejohet zhvilli i kësaj seance apo jo.
Të akuzuar për rrëmbimin dhe torturimin e Avdyl Loshajt, Ziso Kristopulit, Remzi Hoxhës, në vitin 1995, me pasojë zhdukjen e këtij të fundit janë Arben Sefgjini, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro.
Gajtë këtij procesi pritet të merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarit Martin Miraj, ish – shefi i SHIK të Lezhës, i cili ndodhet në Itali. Ai do të dëshmojë më 8 korrik 2010 në një nga sallat gjyqësore në Gjykatën e Romës, me vendim të kësaj të fundit. Ndërsa më 23 qershor pritet të merret dëshmia e Riza Shehut, edhe ky ish punonjës i SHIK ( Sherbimi Informativ Kombetar).
(s.g/balkanWeb)