Kinezet tortura para olimpiades

Ju Shiwen ka qenë e para fituese me medalje ari që nisi Lojrat Olimpike 2012. Ajo është shprehur se fitorja erdhi pas një trajnimi tepër të vështirë dhe torturues. Kina pothuajse gjithmonë ka kryesuar për vite në medalje ari sidomos në not. Gazetarët kanë zbuluar se dhe fituesja e 2012 ka ardhur si rezultat i një trajnimi torturues. Kina investon në nxjerrjen e talenteve që përfaqësojnë shtetin nëpër konkurse botërore.
Që në moshë të vogël 6-7 vjeç mësuesit përzgjedhin fëmijët që kanë fizik dhe aftësi tepër të zhvilluara në një fushë dhe largohen nga shkolla për t'i çuar në kampe trajnimi tepër "torturuese" për t'u bërë talentë në aftësitë e tyre. Dhe njëra prej tyre ka qenë fituesja e këtij viti Ju Shiwen, e cila në moshën 7 vjeç u shkëput nga familja dhe shkolla ku shkonte pasi kishte një fizik tepër mashkullor duar dhe gjymtyrë të gjata që i përshtatej më së mirë sportit të notit.
Më pas ajo ka treguar se ka hequr tortura, mes lotësh orë të tëra ato bënin stërvitje.
Por sot ajo ka marrë rezultatin e asaj pune edhe pse jeton në një pallat tepër modest në vendin e vet.