Rëndësia e të numëruarit
Regjistrimet ndikojnë shumë në vendimet politike. Nga ndarja e posteve në Parlament, në përdorimin e fondeve publike. Për këtë arsye të gjitha vendet janë në mes të polemikave
"Shkoni numëroni izraelitët nga Bersabea në Dan. Më sillni listat që unë të di numrin e saktë të tyre". Ky nuk është as regjistrimi i parë e as i fundit në Bibël e gjithashtu as më i famshmi. Por për arsye që mbeten ende të pazbuluara, urdhri i mbretit David në Joab, komandant i ushtrisë së tij, ishte kundër vullnetit të Zotit. Edhe pse ishte i vetëdijshëm për këtë fakt, e çoi deri në fund numërimin. Më pas erdhi një ndëshkim i rëndë: 70 mijë izraelitë vdiqën nga kolera para se Zoti të qetësonte inatin e tij duke pranuar sakrifica të mëdha si prova të pendimit të sovranit.
Kështu, numërimi hyri në histori si mëkati i Davidit dhe për shumë kohë u konsiderua si diçka që duhej të shmangej medoemos. Në vitin 1634, Xhon Uinthrop, guvernatori i kolonisë së gjirit të Masakutës, preferoi t‘i jepte një kënaqësi popullsisë së vendit se sa ta numëronte. Madje, në një letër ai shkruante: "Shembulli i Davidit vazhdon ende të ndikojë te ne". Në 1753-in, Parlamenti britanik diskutoi për propozimin e ligjit të numërimit. Një deputet i Newcastle, pohoi se mes njerëzve opozita ishte "mjaft e fortë, aq sa inati mund t‘i jepte jetë një revolte të vërtetë".
Nuk ishte i nevojshëm shembulli fatal i Davidit për të bindur njerëzit se numërimi ishte një ide e keqe. Qytetarët nuk mund të prisnin asgjë të mirë nga kjo zgjedhje. Arsyet kryesore për të njohur të dhënat për popullin ishin lufta dhe taksat. Autoritetet mund të vendosnin vetëm duke ditur sa burra ishin të aftë për rekrutim dhe sa para mund të mblidheshin nga taksat. Mund të ishin të vlefshme edhe shifrat e një vendi tjetër: për shembull, për të kuptuar nëse kishte kushte për ta sulmuar dhe nëse ia vlente barra qiranë për ta pushtuar. Mes viteve 1700, rezultatet e një regjistrimi në Suedi u mbuluan nga sekreti i shtetit pikërisht nga frika se mos përfundonin në duart e një vendi armik.
Çështje urgjente
Në të njëjtën kohë shumë persona filluan ta kuptonin se shifrat ishin të domosdoshme për t‘u dhënë përgjigje çështjeve urgjente. Pas murtajës në Londër në vitin 1603 u publikuan buletine me listat e të gjithë të vdekurve në qytet dhe duke filluar nga 1629 filluan të tregoheshin edhe shkaqet. Sipas një autori që analizonte të dhënat e buletineve (disa e cilësojnë si studimin e parë të analizave statistike), këto dokumente përdoreshin nga të pasurit për të "gjykuar nevojshmërinë për t‘u transferuar" dhe nga tregtarët për të "zbuluar se si t‘i drejtonin bizneset e tyre". Në vitin 1731, Benjamin Franklin publikoi në gazetën "Pennsylvania" listën e detajuar të anijeve që vinin dhe iknin nga portet e mëdha koloniale të veriut, në mënyrë që lexuesi të mund të "formonte një opinion mbi kuotat e ndryshme që çdo koloni posedon në sektorët e shumtë të tregtisë".
Ishte revolucioni amerikan ai që i dha rëndësi regjistrimit. Nga lufta e pavarësisë lindi një vend i përbërë nga shtete federale (çdo njëri prej tyre vendosi të merrte atë që i takonte në bazë të përmasave) dhe me një popullatë që varion vazhdimisht. Kishte vetëm një mënyrë për të vendosur se sa poste të kongresit i takonte çdo shteti, duke numëruar banorët.
Qindarka e parë amerikane doli në vitin 1790 dhe në shumë aspekte ishte një risi e vërtetë. Ishte parashikimi i parë nga formimi i një shteti dhe lidhej me rastin e parë të vetos presidenciale: Xhorxh Uashington iu nënshtrua metodës së ndarjes së posteve të kongresit mes shteteve të ndryshme. Vetoja u propozua nga Tomas Xheferson, i cili kishte ekzaminuar të gjitha propozimet e paraqitura. Xheferson ishte i fiksuar pas numrave (një herë i shkroi një miku: "Kam dhjetë nipër e gjysmë dhe dy stërnipa e tre të katërtat" dhe "këto fraksione u bënë shpejt njësi") dhe sipas tij, asnjë propozim nuk kishte kritere të mjaftueshme autorësie. Për këtë arsye i sugjeroi Uashingtonit të zgjidhte një metodë pa dykuptimësi dhe ta bënte ligj. Fakti që ky komb i ri dhe i pasur i numëronte qytetarët e saj pa kurrfarë problemi, i dha kurajë edhe vendeve të tjera katolike. Një dhjetëvjeçarin pasues filluan regjistrimin e popullsisë edhe Danimarka, Britania e Madhe, vendet e ulëta, Norvegjia dhe Suedia.
Pikërisht në këtë periudhë, ekspertët filluan të studionin disa aspekte të popullsisë, të cilët sot janë familjarët: pritshmërinë e jetës, taksën e kriminalitetit, shkaqet e vdekjes, përbërjen etnike dhe fetare. Dy studiues francezë analizuan tabelat e krimeve të kryera kundër individëve dhe pronës. Njëri prej tyre mbeti i shokuar nga lidhja mes metodave të zgjedhura për t‘u vetëvrarë dhe moshës. Një komentator anglez i përshkruan kështu zbulimet e studiuesit francez: "Kur janë të rinj preferojnë të varen, kur arrijnë një moshë më të pjekur çmenden, ndërsa kur plaken i rikthehen edhe një herë metodës kur ishin të rinj". Studiuesi francez ishte mahnitur nga përpikmëria me të cilën kryheshin këto krime. Kjo përpikmëri, theksonte ai, nuk i linte vend arbitrit në çështjet njerëzore. "Është shoqëria që përgatit krimin dhe fajtori nuk është gjë tjetër veçse instrumenti", shkruante ai në 1832-in.
Kësaj gjendje iu nënshtrua me forcë Çarls Dikens. Shkrimtari nuk i pëlqente argumentet e bazuara mbi numrat dhe mesatare. Ai theksonte se ishin të vlefshme vetëm për të ligjësuar indiferencën kundrejt vuajtjeve të të tjerëve. Sulmi i tij më i dhunshëm kundër atij që e konsideronte regjistrimin një metodë të mirë për t‘u gjetur zgjidhje problemeve sociale është përmbledhur në romanin e tij "Kohëra të vështira".
Por e ardhmja u përkiste reformistëve të tjerë socialë, si Florenc Nightingal, pak a shumë në kohën e Dikensit. Ajo kujtohet veçanërisht për shpëtimin e ushtarëve të plagosur në luftën e Krimeas, por gjithashtu nxiti një sërë reformash sanitare të bazuara në regjistrimin e përpiktë të kufomave të spitalit, sëmundjeve dhe kurave.
Përdorimi i informacioneve
Qindarkat janë instrument parësor në çdo vend të organizuar, por të regjistrosh popullsinë është ende një problem delikat për dy arsye, të cilat lidhen me karakteristikat e qeverisë.
Historia na jep arsye motive të forta për t‘u shqetësuar për abuzimin e informacioneve. Nazistët servirën të dhëna të rëndësishme regjistrimesh për të mbyllur hebrenjtë në kampet e përqendrimit. Kjo e shpjegon edhe sot faktin se gjermanët nuk janë të kënaqur që numërohen. Në vitet ‘80 u zhvilluan disa protesta kur qeveria vendosi të rrisë problemin e regjistrimit. Berlini po organizon një regjistrim të ri për vitin 2011, i pari pas ribashkimit, por do të bëhet fjalë vetëm për një analizë më të hollësishme. Ndër të tjera, mbiemrat e të regjistruarve do të fshihen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dhënat që do të identifikojnë një individ do të eliminohen sapo studiuesit të kenë përfunduar hartimin e listave. Gjithashtu, nuk do të ketë pyetje mbi racën dhe besimin.
Frika se mos ndoshta të dhënat mund të përdoren për çështje të ndryshme nga ato të deklaruara, me sa duket e ka kushtëzuar regjistrimin kinez. Në vitin 2000, gjashtë milionë funksionarë guvernatorë kanë hyrë në 350 milionë shtëpi për afro 10 ditë dhe u kanë bërë familjeve pyetje shumë personale: "Sa paguani për shtëpinë?". Megjithatë, pasiguritë e mëdha janë provokuar nga çështje mbi numrin, gjininë dhe moshën e banorëve. Në fakt, fillimisht qeveria dëshironte të zbulonte nëse çekuilibri në vend mes gjinive i detyrohej fillimisht abortit, ose ngacmimit të femrave, apo ndoshta faktit që shumë nga vajzat e zhdukura mund të jenë gjallë dhe mbahen të mbyllura në shtëpi nga prindërit. Për të inkurajuar popullsinë që të regjistrojë fëmijët e fshehur, qeveria kineze ka reduktuar dënimin për atë që shkel ligjin mbi fëmijën e vetëm.
Synimet
Sot numrat simbolizojnë paratë dhe pushtetin. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, regjistrimi ndihmon në shumë drejtime, për shembull se si do të shpenzohen 200 milionë dollarë për rregullimin në infrastrukturën publike, ndërtime dhe autostrada. Shpirti i tolerancës
Fakti që homoseksualët në Britaninë e Madhe janë të gatshëm të regjistrohen është një shenjë e dukshme e shpirtit të tolerancës në vend. Është e vështirë të imagjinosh që e njëjta gjë mund të ndodhë në Nigeri, ku debati për regjistrimin është i lidhur me shpërndarjen dhe fitimin e naftës. Qëkur vendi ka marrë pavarësinë, në vitin 1960, asnjë regjistrim nuk ka mundur t‘i bëjë të gjithë njerëzit në një mendje. Pengesa kryesore ka qenë lufta civile dhe hartimi i listave. Regjistrimi i fundit në vitin 2006 nuk parashikonte çështje mbi besimin.
Në vendet me qeveri të paqëndrueshme, luftërat mbi regjistrimin janë edhe më të ashpra, sepse shifrat ndikojnë në ndarjen e pushtetit. Për shembull, në Kurdistan është shtyrë regjistrimi që ishte parashikuar për 2007-ën. Kjo do të shërbente për korrigjimin e të dhënave false nga programi i Sadam Huseinit, i cili kishte detyruar shumë kurdë të braktisnin vendin dhe shumë të tjetër të deklaroheshin arabë.
Xheferson ishte i fiksuar pas numrave. Për këtë arsye i sugjeroi Uashingtonit të zgjidhte një metodë pa dykuptimësi dhe ta bënte ligj. Fakti që ky komb i ri dhe i pasur i regjistronte qytetarët e saj pa kurrfarë problemi, u dha kurajë edhe vendeve të tjera katolike. Një dhjetëvjeçarin pasues filluan regjistrimin e popullsisë edhe Danimarka, Britania e Madhe, vendet e ulëta, Norvegjia dhe Suedia
Sot numrat simbolizojnë paratë dhe pushtetin. Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, regjistrimi ndihmon në shumë drejtime, për shembull se si do të shpenzohen 200 milionë dollarë për rregullimin në infrastrukturën publike, ndërtime dhe autostrada
Në vendet me qeveri të paqëndrueshme, luftërat mbi regjistrimin janë edhe më të ashpra, sepse shifrat ndikojnë në ndarjen e pushtetit. Për shembull, në Kurdistan është shtyrë regjistrimi që ishte parashikuar për 2007-ën. Kjo do të shërbente për korrigjimin e të dhënave false nga programi i Sadam Huseinit, i cili kishte detyruar shumë kurdë të braktisnin vendin dhe shumë të tjetër të deklaroheshin arabë
Fakti që homoseksualët në Britaninë e Madhe janë të gatshëm të regjistrohen është një shenjë e dukshme e shpirtit të tolerancës në vend. Është e vështirë të imagjinosh që e njëjta gjë mund të ndodhë në Nigeri, ku debati për regjistrimin është i lidhur me shpërndarjen dhe fitimin e naftës