E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistët depërtojnë tek emigrimi

Perspectives on Migration in Europe (Perspektiva në migrimin evropian). Migrimi apo edhe mungesa e lëvizjes do të trajtohet nga artistë t në ekspozitën që do të hapet së shpejti në Bruksel. "Migracioni është çështje e të gjitha moshave", thuhet në

komunikatë n për shtyp të kësaj ekspozite. Prandaj kur evropianët i kolonizuan kontinentet dhe migruan në masë në tokat tjera, brenda dhe matanë kontinentit të tyre, lëvizjet nga drejtimet e kundërta atëherë kishin marr hov. Kryeqytetet, mallrat dhe informatat qarkullonin lirshëm në ekonominë botërore globale dhe kapitaliste. Sidoqoftë për njerëzit, ndryshueshmëria aranzhohej disi ndryshe". Kështu shkruhet në prezantimin e ekspozitës "No Place - like Home - Perspectives on Migration in Europe", që do të hapet më 14 prill në Qendrën për Art dhe Media "Argos" në Bruksel. Ky është koncepti i 15 artistëve, që janë të fokusuar në refugjatë t ilegalë që sot janë nomadë modernë . Kjo ekspozitë , në të cilën do të marrë pjesë edhe artisti kosovar Erzen Shkololli me video-veprën "Hey You", shpreson të ndihmojë në vizualizimin e një çështjeje e cila nuk mund të përmblidhet në kontrastet bardhezi. "Një përrallë e ndërthurur dhe laramane e rrjetit të migrimit dhe trafikimit të refugjatëve, të dhëna ushtarake kartografike dhe gjeografike, drejtimi i migrimit dhe infiltrimi i kufijve, të drejtat e njeriut, mungesa e të drejtave dhe shkeljet e ligjeve" etj., janë vetëm disa nga temat apo konceptet e prekura nga artistët. Nga organizatorë t është thënë se si kufijtë, por edhe territoret, mbeten shprehjet primare të sovranitetit kombëtar, megjithëse popullata shumëkombëshe ndoshta filloi të lindë. "Për Evropën, e cila përherë ndryshonte mes rregullave, qoftë duke joshur, pastaj duke prapësuar të huajit ekzistojnë kufijtë e jashtëm, të ashtuquajtur rajone të Shengenit. Andaj sipas tyre asnjë vend - "Nuk është si shtëpia" - hulumton

aq sa hapësira e brendshme dhe e jashtme, se sa "ne" dhe "ata" ruajmë raportet komplekse me njëri-tjetrin dhe i frikësojmë gjeneratat. Turizmi, fenomen i cili në ishullin italian Lampedusa lëkundet nga çështjet e refugjatëve - ka pak të bëjë me transparencën. Duke menduar për migracionin, nënkupton bërjen e një

ekzaminimi të afërt me vetën. Me, "S‘ka vend" - "Nuk është si

shtëpia", qendra "Argos" që është formuar në vitin 1989, shpërndan

kërkesat për një hapësirë transnacionale politike. Çka me hapësirën publike, çka nëse identiteti qëndron kundër kësaj? Çka dhe ku është "shtëpia"? Këto janë pyetjet të cilat do të hulumtohen në të ardhmen krahas një programi paralel gjithëpërfshirës të videove dhe prezantimeve përmes leksioneve. Artisti kosovar Shkololli me videon "Hey You", 4.31 min, paraqet dokumentin e perfomancës muzikore të këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ku ajo i këndon padrejtësive që u janë bërë shqiptarë ve gjatë historisë.

Artistë të tjerë pjesëmarrës janë Miguel Abad, An Architektur,

Xavier Arenós, Herman Asselberghs, Federico Baronnello, Ursula Biemann, Raphawl Cuomo, Maria Iorio, Provdoliub Ivanov, Pieter Geenen, Takuji Kogo, Bénédicte Lienard, Armin Linke, Thomas

Locher, Yves Mettler, Migreurop, Hans Op de Beeck.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›