E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendi dhe ligji elemente thelbesore per integrimin e Kosoves ne strukturat e BE

Pas nje takimi qe zhvilloi me shefin e misionit EULEX Xavier Bout de Marniak dhe kryeministrin Hashim Thaci baronesha Kathrin Ashton tha se eshte shume me rendesi qe misioni EULEX te mbeshtetet ne Kosove ashtu sic mbeshtetet nga Bashkimi Evropian Njezet e shtate shtetet anetare te Bashkimit Evropian e perkrahin ne teresi misionin dhe punen te cilen eshte duke u munduar ta beje. Perballja me ceshtjet e rendit dhe ligjit eshte vertete me rendesi. Kjo eshte jashtezakonisht me rendesi per te ardhmen e Kosoves. shte jashtezakonisht me rendesi per te ardhmen e qytetareve dhe eshte element thelbesor per ambiciet te cilat ju i keni lidhur me punen tuaj dhe zhvillimin tuaj me Bashkimin Evropian tha Kathrin Ashton. Shefja diplomacise evropiane se bashku me kryeministrin Hashim Thaci zgjodhen qytetin e Prizrenit qe te mbajne nje konference per media. Ata thane se gjate takimit kane diskutuar per liberalizimin e vizave per Kosoven tregtine me Bashkimin Evropian dhe funksionimin e misionit EULEX.

Ashton vleresoi angazhimin e Kosoves dhe Serbise ne dialogun teknik

Sipas saj ky dialog eshte per ceshtje shume praktike per te siguruar dhe per te bere jeten e njerezve me te lehte dhe me te mire.

Ne shpresojme se do te arrihet ndonje marreveshje. Ne vetem e lehtesojme kete proces. Mjaft pune eshte bere ashtu sic jam informuar nga kryesuesja e delegacionit te Kosoves dhe kryesuesi i delegacionit te Serbise dhe une shpresoj qe shume shpejt te kemi nje marreveshje tha Kathrin Ashton.

Rruga per ne BE e njejte per te gjithe

Shefja e diplomacise evropiane edhe njehere pershendeti arrestimin e gjeneralit serb Ratko Mladic dhe tha se ky eshte nje moment shume i mire per Serbine por sipas saj rruga per ne Bashkimin Evropian eshte e njejte per te gjithe Rruga per ne Bashkimin Evropian perfshin nje numer ceshtjesh qe vlejne njejte per te gjithe. Kjo perfshin punen qe duhet bere ne shume ceshtje teknike dhe po ashtu perfshin edhe ceshtje politike qe duhet dakorduar me te gjitha vendet anetare te BE-se. Mendoj se eshte kuptuar shume mire si ne Beograd ashtu edhe ne Prishtine se ne duhet te sigurohemi dhe te punojme se bashku ne menyre qe ta mirepresim edhe Serbine edhe Kosoven ne Bashkimin Evropian ne menyren dhe rrugen me te mire tha Kathrin Ashton.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nga ana e tij tha se ai e ka siguruar baroneshen Ashton se pala kosovare do te mbetet e perkushtuar per nje fqinjesi te mire me Serbine dhe eshte duke u angazhuar maksimalisht ne dialogun teknik drejt zgjidhjeve qe jane ne interes te qytetareve te te dy vendeve Edhe e ardhmja evropiane e Serbise nuk lidhet me emrin e Ratko Mladicit por me sjelljen evropiane te Serbise ne raport me Kosoven. Kosova do te zbatoje te gjitha kriteret demokratike qe te pershpejtoje procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian tha kryeministri Thaci.

Vizita ne Prishtine e shefes se diplomacise evropiane sipas anaisteve te ne Kosove eshte pritur se do te sjelle marreveshjen e pare ndermjet Kosoves dhe Serbise ne dialogun teknik. Kjo nuk ndodhi por sipas kryesueses se delegacionit te Kosoves ne kete dialog Edita Tahiri shume shpejt pritet te miratohet nje pako e marreveshjeve me Serbine  per ceshtjet qe jane diskutuar deri tani ne Bruksel mirepo ajo nuk saktesoi se per cfare marreveshjesh behet fjale.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›