E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpetim nga tortura fale Amnesty International

Shtator 1973 - Ushtria ne Kili beri puc. Presidenti socialist i zgjedhur ne menyre demokratike Salvador Allende gjeti vdekjen ne rrethana te paqarta. Nje junte ushtarake nen drejtimin e Augusto Pinocetit mori pushtetin dhe e mbajti ate deri ne fund te Luftes se Ftohte. Ruben Ruiz kujton shume mire se ne cfare situate ishte ai atehere - shtatorin e vitit 1973. Ai ishte mesues i ri pese ose gjashte ushtarake te armatosur e nxorren ate nga ora e mesimit dhe e arrestuan

Me pas me vendosen ne murin e shkolles dhe me sa duket donin te me eliminonin. Por ndonjehere njeriu ka fat. Edhe une pata fat ra zilja ora e mesimit mbaroi dhe qindra nxenes dolen ne oborrin e shkolles. Ushtaraket nuk paten guxim te vrisnin dike ne sy te shume deshmitareve. Keshtu une perfundova ne burg.

Nje vit me vone Ruben Ruiz erdhi ne Republiken Federale te Gjermanise si nje nder te paret refugjate politike nga Kili. Ruiz dhe shume te tjere u denuan me burg ndonese nuk ishin fajtor per asnje shkelje. Ai dhe te bashkeburgosurit e tij jane torturuar shume here. Ruiz nuk do te flase per dhimbjen e perjetuar dhe poshterimin e thelle - ndersa tregon per rrugen se si erdhi ne Gjermani.

Ndonjehere rojet i linin disa te burgosur qe te shkonin per nje dite ne shtepi per ti ndjekur ata dhe per te mesuar se me ke kane kontakt. Nga nje shok i burgut Ruiz merr nje adrese. Atje ai do te gjente dike qe do ta ndihmonte

Une shkova tek ky person dhe zoteria ishte nje peshkop Helmut Frenz. Ai me ndihmoi dhe me tregoi per nje organizate ku ai bente pjese dhe qe une nuk e njihja. Kjo ishte Amnesty International. Ishte hera e pare qe degjoja per kete organizate ne jeten time si 23 vjecar. Helmut Frenz me tha dicka te rendesishme. Ai tha Ti duhet te largohesh nga vendi sepse nese viziton dike ti e rrezikon kete person. Ti rrezikon kedo qe te sheh ty.

Peshkopi Frenz e coi Ruiz ne nje shtepi ne te cilen ishin arratisur shume te tjere. Kjo me kushtin qe ai te mos vinte kurre me ne Kili regjimi i Pinocetit me ne fund ne vitin 1974 e lejoi ate te largohet nga vendi pa asnje dokument identifikimi

Keshtu une erdha ne Gjermani nuk kisha asgje dhe gjeta ketu nje grup te madh njerezish te cilet na mbeshteten. Ata quhen komiteti Kili. Aty une njoha dike i cili quhet Erich Deil dhe ishte shef i nje grupi te AI. Une e pyeta ate nese mund te punoj ne kete grup. Qe nga ajo kohe une jam ne kete grup. Tani une jam zedhenes i grupit.

Gjate historise se vet ky grup me seli ne Ratingen ne Dyseldorf i ka shpetuar jeten me shume se 200 njerezve thote Ruiz me krenari. Kjo pune duhet te vazhdoje sepse situata e te burgosurve politike nuk ka ndryshuar shume. Ndoshta vendet kane ndryshuar por puna eshte e njejte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetari Gerd Ruge nje nder themeluesit e Amnesty Deutschland.Gerd Ruge nje gazetar i njohur televizioni eshte nje nder themeluesit e Amnesty Deutschland. Ai kujton se qysh ne fillim Amnesty synonte angazhimin per te burgosurit politike nga nga Lindja nga Perendimi dhe nga bota e trete

Amnesty nuk duhej te behej nje organizate e njeanshme e cila te angazhohej per grupe te caktuara politike apo per forma te ndryshme besimi por ajo duhej te mbronte lirine e mendimit lirine e fjales si dhe lirine e angazhimit politik pa perfunduar ne burg.

Fjala eshte per nje liri e cila nuk garantohej ne sistemin e konfliktit afatgjate te botes se ndare ne Lindje dhe Perendim madje as ne pjesen tjeter te Gjermanise. Wolfgang Welsch ne vitin 1964 ishte nen survejimin e forcave te sigurmit te shtetit ne Republiken Demokratike te Gjermanise derisa u denua me burg vetem sepse lexonte ne publik poezi kritike ndaj sistemit. Welsh Ne perpjekje per arratisje ne vitin 1964 me arrestuan. Une desha te largohem nga ky vend dhe kisha nisur te kryej edhe disa veprime rezistence. Une ne asnje menyre nuk desha te jetoj ne kete vend desha te arratisem dhe ketu deshtova. Nga ana shendetesore mund te thuash qe isha i marre fund. Isha dobesuar nga ushqimi i burgut te cilin as qe mund ta quash ushqim.

Bildunterschrift Autori Wolfgang Welsch. Ne nje leter cigaresh qe ai e nxorri fshehurazi prej burgut Welsch pershkruante kushtet e burgimit duke e mbyllur me fjalet shpetoni jeten time. Prej kesaj iu terhoq vemendja Amnesty International. Pe rmuaj me radhe nje grup i Amensty ne Leds te Anglise i shkruante letra qeverise ne Berlinin lindor - fillimisht pa sukses.

Nje dite kur nena e Wolfgang Welsch e vizitoi te birin ne burgun e Brandenburgut ajo i dha atij te falat nga daja ne Londer. Nje rreze shprese kjo qe Welsch e kujton edhe sot

Meqenese une nuk kisha daje ne Londer e cila dihet qe ndodhet ne Perendim duke e degjuar nje gje te tille ne nje burg gjermanolindor ky ishte per mua nje shkas per tu gezuar shume Ishte nje sinjal i fshehur ah kushdo qofte ne Londer ose cfaredo qe te jete nenkuptuar me kete mua do te me ndihmojne. Qe nga ky moment e dija Une nuk jam i humbur. Dikush eshte qe kujdeset per mua. Kete as qe mund ta pershkruash - kjo eshte nje ndjenje e pabesueshme. U clirova nga ndjesia e angushtise.

Megjithate kaluan shume muaj. Pasi Amnesty pati kontaktuar nje avokat ky ndihmoi per ta rritur presionin ndaj qeveritareve ne Gjermanine Lindore. Me ne fund ne vitin 1971 Wolfgang Welsch u lirua nga burgu dhe u pranua nga ish-kancelari Willy Brandt ne Republiken Federale te Gjermanise duke i dhene shperblim Gjermanise Lindore.

Per Wolfgang Welsch publiciteti qe krijoi Amnesty International eshte edhe sot nje mbeshtetje e rendesishme per te burgosurit

Eumlshte shume i rendesishem fakti qe sistemi dhe regjimi qe ju keqtrajton dhe ju heq lirine e di qe nuk je vetem. Nje bashkesi e madhe qendron pas.Kjo do te thote shpetim. Kjo do te thote edhe liri brenda nje te ardhmeje te afert per te burgosurin kjo eshte shume. Ai nuk eshte me vetem. Pra ne thelb per jeten time i jam mirenjohes Amnesty International.

Vetem vitin e kaluar ne mbare boten Amnesty International ne 167 raste te reja ka kryer aksione per te burgosurit. Ne mbare boten punojne rreth tre milione anetare si dhe vullnetare per te cliruar njerezit nga torturat dhe burgimi. Amnesty International ka detyre te veten te ndihmoje vitiktimat edhe ne proceset gjyqesore jo korrekte ose nga debimet nga atdheu e shtepia qe jane shkelje te te drejtave te njeriut.

Autor Sabine Ripperger / V. Filaj-Ballvora

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›