E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma, drejt njëmisioni të pamundurnë Ukrainë

KIEV- Roma do të përballet sot në mbrëmje me ukrainasit e Shaktjorit të Donjeckut, me synim të avancojë në çerekfinale. Pas humbjes 3-2 në “Olimpiko” në ndeshjen e parë, për verdhekuqtë gjërat duken tepër të vështira. Shaktjori nuk humbet prej 53 ndeshjesh në stadiumin “Donbas Arena”, një nga më të bukurit e Evropës Lindore. Ardhja e Montelës në stol ka ndryshuar disi ekipin italian. “Dua të shoh të njëjtin shpirt si në 15 minutat e fundit të ndeshjes me Leçen. Skuadra është duke u rritur, por duhet të kemi kujdes, sepse Shaktjori ka shumë kohë që nuk humbet në shtëpi”, deklaroi Montela në prag të kësaj sfide. Edhe për kapitenin Françesko Toti, kualifikimi nuk është i pamundur në Ukrainë. Romës do të jetë në takimin e sotëm pa organizatorin Zheremi Menez dhe mbrojtësin Marko Kaseti, që janë të skualifikuar. Në krahun tjetër, tekniku i Shaktjorit Mirçea Luçesku nuk ka shumë dyshime se skuadra e tij do të kualifikohet për më tej. Ky ekip ka 11 ndeshje që nuk humbet në shtëpi në Kupat e Evropës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›