Renditja e çerekfinalisteve: Holanda, e 5-ta

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.
5 – Holanda
Arjen Roben u rikthye në formacionin startues me një gol të shkëlqyer për të çelur fitoren kundër Sllovakisë. Goditjet vdekjeprurëse në sulm të Robenit janë të shoqëruar me pasimet e mrekullueshme të Shnajderit vlejnë shumë.
Përse duhet të fitojë
Skuadra ka aftësi uniforme dhe të ndërthurur me disiplinë të çeliktë taktike. Nigel De Jong ofron një mburojë të hekurt për një prapavijë të fuqishme, ndërkohë që Roben, Shnajder dhe Robin van Persi udhëheqin sulme të fuqishme.
Përse nuk ka shanse
Fakti që fitoi vetëm 2-1 ndaj viktimës së fundit, Sllovakisë, është një reflektim i fuqisë së saj. Holandezët ende nuk kanë bindur se janë në nivelin e Brazilit, plus grindjeve të brendshme.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili