Renditja e çerekfinalisteve: Spanja, e 4-ta

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.
4- SPANJA
Spanja mundi një Portugali kokëfortë me rezultatin 1-0 për të avancuar më tej. Spanjollët ruajtën kontrollin e topit dhe i dhanë jetë shfaqjes, ndërkohë që David Vija kompletoi punën me golin e tij fitues.
Përse duhet të fitojë
Spanja ka qënë ekipi mirë i në botër prej vitesh. Seria e saj prej 35 ndeshjesh pa humbje reflekton aftësinë për të mbajtur topin, duke fituar edhe profilin e një sambe spanjolle. David Vija është një “këpucë e artë” plus.
Përse nuk ka shanse
Humbja e saj në ndeshjen hapëse kundër një Zvicre mesatare reflekton “thembrën e Akilit” të saj. Spanja mban kontrollin, por qendra e mbrojtjes pasqyron alarm nga krosimet. Zvicra dhe SHBA-ja e kanë mundur me të njëjtin stil loje që përdor Brazili.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili