E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e çerekfinalisteve: Uruguai, i 6-ti

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.

6 – URUGUAI
Uruguai u duk i papërmbajtshëm në pjesën e parë kundër Koresë së Jugut, por në ën pjesën e dytë u duk i brishtë. Luis Suarez e dërgoi Uruguain ne çerekfinale me një gol të mrekullueshëm fitues.

Përse duhet të fitojë
Ka një aftësi gërryese dhe organizim që mund të mbysë shumicën e ekipeve. Diego Forlan dhe Luis Suarez kompozojnë një nga dyshet sulmuese më të forta në botë. Kanë histori fituese në Kupën e Botës.

Përse nuk ka shanse
Mesfusha e tyre qendrore mund të luftojë me ekipe të tilla si Brazili dhe Spanja, por pjesa prapa është më pak cilësore. Nga ana tjetër nuk e fiton Kupën e Botës prej 60 vjetësh.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›