Spanja ofron mbështetjen për Shqipërinë
Meta vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe shprehu vullnetin e Qeverisë shqiptare për t’i zgjeruar ato më tej, veçanërisht në kuadrin e proçesit integrues të Shqipërisë në BE.
Ambasadori Montobbio i shprehu z.Meta mbështetjen që “Presidenca spanjolle e Bashkimit Evropian do t’i japë Shqipërisë gjatë procesit të liberalizimit të vizave dhe veçanërisht për marrjen e statusit kandidat”. Ambasadori Montobbio gjithashtu e siguroi z.Meta për “bashkëpunimin e Spanjës në kuadër të Proçesit të Barcelonës, Euromed-it dhe Aleancës së Civilizimeve”.
Gjithashtu, Meta priti në një takim kortezie Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri znj. Yvana Enzler. Ambasadorja Enzler rikonfirmoi mbështetjen e mëtejshme të Zvicrës për Shqipërinë si dhe i dorëzoi z. Meta telegramin e urimit të Ministres së Punëve të Jashtme të Konfederatës së Zvicrës, znj. Micheline Calmy-Rey.
Po sot, Meta, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Gjermanisë z. Berndart Borchard. Ambasadori Borchard e siguroi z.Meta për mbështetjen që Gjermania do vazhdojë t’i ofrojë Shqipërisë dhe theksoi gjithashtu “vlerësimin e Gjermanisë për rolin konstruktiv që Shqipëria po luan në rajon”.