E Diel, 1 Nëntor 2026

Rendohet gjendja e dy pacientëve në QSUT

19/09/2009  Gripi i derrave

Numri i mostrave të dyshuara për praninë e gripit të derrave te pacientët shqiptarë ka ardhur vazhdimisht në rritje, ndonëse prej ditësh nuk është konfirmuar asnjë rast zyrtar i prekur. Mjekët e shërbimit infektiv kanë pohuar se çdo ditë po përballen me probleme të shumta infektive të rrugëve të frymëmarrjes te pacientët që paraqiten për vizitë. Ndërkohë dy prej të konfirmuarve me këtë virus raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuajnë edhe nga komplikcione të tjera përveç virusit AH1N1. Konkretisht bëhet fjalë për dy pacientë të moshës 29 dhe 51 vjeç, për të cilët mjekët e shërbimit kanë pohuar se vuajnë edhe nga sëmundje kronike të rrugëve të frymëmarrjes, çka e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore. Gjithashtu janë edhe 100 raste të tjera të dyshuara për prezencën e virusit, por konfirmimi zyrtar pritet të jepet nga laboratori i referencës në Rumani. Frika e përhapjes është shtuar edhe më shumë me hapjen e vitit të ri shkollor dhe nxënësit e shkollave konsiderohen nga specialistët si grupi më i rriskuar. Zyrtarisht janë konfirmuar 31 pacientë të prekur në vendi tonë, pjesa dërrmues e të cilëve tashmë janë shëruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›