“Stop” bojkotit, të kthehemi në Kuvend
19/09/2009 Deputetët socialistë që kanë përfaqësuar tashmë Lëvizjen për Mendim Ndryshe brenda këtyre radhëve lëshojnë apelin e për PS-në zyrtare duke kërkuar ndërprerjen e bojkotit. Kërkesën për t’u kthyer në sallën e Kuvendit deputetët, të njohur tashmë si kundërshtarë të linjës zyrtare në PS, e bazojnë në mesazhin e qartë që përcolli raporti përfundimtar i OSBE–ODHIR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Kërkesa
Ligjvënësit socialistë Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Marko Bello, duke e konsideruar qëndrimin e tyre në koherencë me deklaratat e faktorit ndërkombëtar, të cilët kundërshtojnë vendimin e PS-së për të bojkotuar institucionin e Parlamentit, parashtruan arsyet mbi të cilat e bazojnë një kërkesë të tillë për kupolën rozë. “Të shqetësuar se bojkoti cenon rëndë imazhin e PS-së, duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara, të bindur se bojkoti i Parlamentit po kushtëzohet e imponohet kryesisht nga zgjedhjet brenda PS-së, të sigurt se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë në Parlament përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit, ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend”, - vlerësoi Blushi gjatë fjalës së tij në komunikimin e djeshëm me mediet. Ndërkohë, duke vijuar po në këtë linjë, deputeti i PS-së kërkoi në emër të përfaqësuesve të kësaj lëvizje që “PS të ndërpresë në një kohë sa më të shpejtë bojkotin e Parlamentit duke përshtatur qëndrimin e vet politik me atë të institucioneve ndërkombëtare”. Sipas tij, këtu nuk bëhet fjalë për një qëndrim të PS-së, por të kreut në detyrë të saj Edi Rama. “Ai ka ngritur një alibi për të mos pranuar humbjen e zgjedhjeve, dhe për shkak të tij ka ngritur një alibi për të rikandiduar, duke thyer statutin e PS-së dhe ne po kundërshtojmë vendimin personal, ndaj e theksoj se nuk jemi vetëm ne, por ka shumë deputetë të PS-së që janë në një linjë me ne. Do të kërkojmë me çdo mënyrë që PS-ja të kthehet në Parlament.”
Qëndrimi
Pesë deputetët socialistë, që tashmë janë pjesë e mendimit ndryshe në këtë parti, i mëshuan me forcë faktit se do të vazhdojnë të bëjnë konsultë me anëtarë dhe simpatizantë të PS-së në gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të rritet presioni që grupi kuvendor socialist të kthehet në Kuvend. Por, edhe pse nga vetë lidershipi socialist vijnë deklarata që i konsiderojnë të vetëpërjashtuar këta deputetë, sërish këta të fundit shprehen të palëkundur për të deklaruar publikisht mendimin kundër linjës së PS-së. Në gjykimin e deputeti të PS-së Kastriot Islami, nëse do të ndodhte kjo, pra përjashtimi i kundërshtarëve të Ramës, atëherë kjo nuk do të ishte gjë tjetër veçse një metodë staliniste. Megjithatë, asnjëri prej tyre momentalisht nuk do të thyejë vendimin politik të PS-së për të bojkotuar Kuvendin. “Nuk do thyejmë vendimin e grupit parlamentar për të prishur bojkotin, do të respektojmë këtë embargo, pavarësisht se është e dëmshme për PS-në”, - vlerësoi Blushi. Sipas tij, qeveria “Berisha” është tashmë në pozita luksoze për shkak të bojkotit. “Ne nuk duhet të kishim garantuar këtë luks. Nuk dëgjuat çfarë mendon PS-ja për programin dy ditë më parë, kur u miratua, pasi ajo është duke bredhur nga një katund në tjetrin, duke indimiduar anëtarët e PS-së që kërkojnë që ajo të futet në shinat që ka caktuar ky sistem dhe të respektojë normat statutore”, - theksoi Blushi.