Helmohen për syfyr të moshuarit, vdes gruaja
19/09/2009 Çifti konsumoi fasule, dyshohet se ishin të përzier me ilaç kundër insekteve. Flet burri
Kanë dashur të çelin syfyrin këtë mëngjes, por kanë pësuar helmim ushqimi. Bashkëshortët Ramadan dhe Deje Hida përkatësisht 69 dhe 65 vjeç banues në fshatin Çermë-Sektor të rrethit të Lushnjës janë gjetur nga familjarë dhe të afërm të tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin civil të këtij rrethi. Edhe pse janë trajtuar menjëherë me urgjencë nga bluzat e bardha të këtij spitali, në repartin e reanimacionit e moshuara Deje ka humbur jetën pak minuta më vonë, pasi ka mbërritur në spital. Ndërkohë gjendja e bashkëshortit të saj Ramadanit është tepër e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ai po vazhdon mjekimin intensive në repartin e reanimacionit.
Helmimi
I moshuari është shprehur se së bashku me bashkëshorten e tij kanë ngrënë ushqimin e shtëpisë rreth orës 4.30 minuta të mëngjesit të djeshëm në syfyr, fasule dhe sultiash. Pas ushqimit janë ndjerë të 2 rëndë. Rreth orës 5 janë gjetur nga të afërmit e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spital. “Sapo hëngrëm fasule dhe sultiash jemi ndjerë keq me të vjella dhe të përziera. Kemi rënë dhe kështu na kanë gjetur të afërmit që na kanë çuar në spital”,-tregon Ramadani. Mjekët kanë pohuar se janë marrë kampion ushqimi dhe janë dërguar për analiza në laboratorin toksikologjik në Tiranë. Ata kanë pohuar se çdo përgjigje të saktë do të japin vetëm pas përgjigjeve të analizave të kryera. Gjithsesi dyshohet se ushqimi ka qenë i përzier me rugor, helm për spërkatjen e rrushit. Materialet iu dërguan Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Lushnjës për hetime të mëtejshme.
Aurora Damini