E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngerci politik Bashkia Fier mbetet pa rroga

FIER/ Kryebashkiaku Baftjar Zeqo e quajti vendim politik mosmiratimin e buxhetit si dhe vendimin per mospagimin e punonjesve te institucionit qe ai drejton nga thesari me pretendimin e mosmiratimit te buxhetit 2010


FIER - Mosmarrja e pages se muajit dhjetor te vitit 2010 ka bere qe administrata e Bashkise se Fierit si dhe disa ndermarrje ne varesi te saj te deklarojne se do te hidhen ne nje proteste paqesore.


Sipas kryebashkiakut Baftjar Zeqo qindra punonjes te ketij institucioni jane te denuar per shkak te nje politike te mbrapshte te drejtuesit te keshillit bashkiak si dhe te atyre qe qendrojne mbas tij. E riktheksoj - u shpreh kreu i bashkise - se kjo eshte nje papergjegjshmeri e kryetarit te keshillit bashkiak dhe te sekretarit te saj i cili edhe pse i zgjedhur me votat e se majtes eshte bere nje kundershtar i forte i saj.


Sipas ligjit buxheti i bashkise qe po zvarritet prej tyre duhet te ishte miratuar brenda vitit 2010. Ky buxhet - sipas Zeqos - eshte paraqitur ne kohen e duhur ne sekretarine e bashkise por pa asnje pergjegjesi eshte vonuar dhe kane kaluar 12 dite nga viti 2011 dhe deri me sot nuk ka asnje njoftim per mbledhjen e ardhshme te Keshillit Bashkiak cka do te thote se qindra familje do te qendrojne pa te ardhura.


Kryebashkiaku fierak i cilesoi shkopinj nen rrota veprimet e keshillit bashkiak nderkohe qe tha se ligji flet qarte qe buxheti duhet te ishte miratuar brenda vitit te shkuar.


Une kam deklaruar - u shpreh Zeqo - se do te jete gjykata ajo qe do te jape vendimin e duhur kundrejt atyre qe nuk e zbatojne kete nen kaq shume te rendesishem.


Ne kushtet e krijuara jo vetem aparati i bashkise por edhe punetoret e ndermarrjes se gjelberimit pastrimit e te tjere jane aktualisht pa paga. Kjo mund te arrihet vetem kur te zhvillohet mbledhja e keshillit bashkiak.


Ne rast se nuk aprovohet buxheti padyshim edhe pagat ne nuk do te heshtim. Zeqo tha se punonjesit e ketij institucioni do te dalin ne nje proteste te arsyeshme pasi behet fjale per rrogat per ekonomine e tyre familjare. Per te bere realitet mosmarrjen e parave te institucionit te bashkise vjen edhe nje shkrese nga thesari qe ben me dije se rrogat nuk do te jepen pasi nuk eshte aprovuar buxheti.


Kryebashkiaku veren se ky eshte nje skandal i madh. Ka ardhur nje shkrese e tille por kjo eshte ne kuadrin e rrumpalles se qeverisjes aktuale ku kjo shkrese eshte pa nje fije logjike ligjore apo pa asnje lloj interpretimi- thote Zeqo i cili vijon se ajo shkrese eshte bere me urdher te Ministrise se Financave apo te qeverisjes qendrore te Partise Demokratike.


Pasi eshte e pakuptimte qe ne kete shkrese lexohej se nuk do te kete asnje investim per vitin 2011 pasi ju nuk keni punuar per kete buxhet. Ne kemi punuar me nje te 12-n e buxhetit te vitit 2009 gjate vitit 2010. Te gjitha keto jane te evidentuara dhe nuk jane shpikje.


Ne - shprehet Zeqo edhe per muajin dhjetor kemi punuar me buxhetin e vitit 2009 por nuk na lejohet me tani pasi eshte urdhri i Komitetit Qendror te Partise Demokratike dhe nuk do te kete me buke per ne. Kjo padyshim ka prapavije politike dhe eshte nje politike e qelbur nje politike e mbrapshte e cila nuk zbatohet ne asnje cep te globit.


Ky eshte nje deshperim jo vetem imi por edhe i Vlores i Tiranes qe perpiqen duke punuar te sjellin gjera te rendesishme per komunitetin e tyre. Por nga ana tjeter u mohohet edhe paga- permbylli kryebashkiaku i Fierit. Ngerci per buxhetin e bashkise vijon prej nje viti ne Fier e megjithese ceshtja ka vajtur edhe ne gjykate ende nuk ka nje zgjidhje perfundimtare. Problemet ne keshillin bashkiak filluan qe kur LSI kaloi me te djathtet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›