Rënia e bursave, ndikim në Shqipëri. Ekspertet: Qeveria, kujdes me borxhin
TIRANË- Goditjet që po marrin bursat ndërkombëtare do të dbnihen në ekonominë shqiptare, ndonëse në një fazë të mëvonshme.
Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë se në këtë moment të vështirë të tregjeve financiare globale qeveria duhet të tregojë kujdes për të mos për të mos marrë borxh, pasi do të paguante interesa shumë të larta.
Nga ana tjetër i pranishëm është edhe rreziku i tkurrjes së aktivitetit të kompanive të huaja që kanë pësuar humbjet më të mëdha në bursa.
“Natyrisht ekonomia jonë nuk është shkëputur nga këto zhvillime. Cka do të thotë se kriza e borxhit që ka mbërthyer perëndimin po mbartet në ekonominë reale dhe kjo ka pasojat e veta që janë të kuptueshme, përshembull qeveria është ne kushtet ku nuk mund të lëshojë, apo të tentojë të rrisë më tej borxhin e jashtëm për shkak ë problemaikës dhe posacërisht të kostove të mëdha që e përbëjnë. Shqipëria është një vend i integruar dobët në ekonminë botërore, e integruar dobët ne tregjet e kapitaleve, me një situatë borxhi publik që ka nevojë të menaxhohet me kudes pasi është ne kufi të limieve të mundshme dhe në të njëjtën kohë në një prani modeste të kompanive të mëdha që afektohen drejtpërdrejt nga këto zhvillime në bursa. Natyrisht fakti që këto kompani zhvlerësohen në bursa, nuk do të thotë që këto kompani nuk janë të ndjeshme në aktivitetin e tyre në vendet e treta sic është rasti i Shqipërisë. Por, ky ndikim shprehet në reduktimin e mundësive të tyre për ë zgjeruar aktivitetin shprehet në nxitimin e tyre për të riatdhesuar fitimet e tyre, ndoshta ndonjë prej tyre ehde mund të largohet, por kjo mbetet një gjë për u parë edhe në të ardhmen”,- deklaroi eksperti i ekonomisë Zef Preçi.
Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se qeveria ndonëse nu ka deklaruar një plan antikrizë po zabton politia që synojnë mbrojtjen e ekonomisë nga goditjet e jashtme. megjithëse sipas tyre duhet kujdes në menaxhimin e borxhit.
“Edhe pse nuk ka një qëndrim zyrtar të shpallur, fokusimi në mirëmenaxhimin e borxhit publik, dokument i publikuar së fusi me asistencën e Bankës Botërore. Masat që janë marrë për shkak të politikave fiskale, zhvendosja e taksave drejt konsumit, taksa e karburantit përshembull. Të tjera si këto janë treagues që qeveria po vepron ndonëse problemi i menaxhimit të borxhot publik në tërësimbetet një problem për tu ndjekur në vijimësi në periudhat që vijnë. Shpresoj që qeveria mos të aplikojë më rishikimin e buxhetit në mes të vitit, pasi privatizimet pothuajse tashmë kanë përfunduar dhe është e nevojshme që bizneset të kenë mundësi ë projektojnë zhvillimet e periudhave që vijnë dhe të mos kenë interferenca mes të vitit për politika fiskale të qeverisë”,- sqaroi eksperti i ekonomisë Zef Preçi.
Sipas ekpertëve në rast se situata në bursa do të vijojë të mbetet kritike atëherë ekonomia shqiptare rrezikon të ngadalësohet jo vetëm këtë vit, por edhe gjatë periudhës së ardhshme 4 vjecare.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)