E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vrasja e pukjanit, lirohet i dyshuari kryesor për mungesë provash

TIRANË- Astrit Vladi, i dyshuari kryesor për vrasjen e e pukjanit 31-vjecar mbrëmjen e 16 gushtit në Kamëz është lënë i lirë.

Burime të policisë bëjnë me dije se Vladi u liruar për mungesë provash, ndërkohë që po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve të krimit.

Sipas policisë duke i’u referuar hetimeve të deritanishme nuk mund të flitet për një autor, por ende nuk bëhen të ditur të dhëna konkrete.

31-vjecari nga Puka, Paulin Marku, i cili po lëvizte me një motor në afërsi të kthesës së Kamzës u qëllua disa herë me pistoletë nga perona, të cilët ishin brenda një automjeti që u largua menjëherë nga vendi i krimit.

Policia shoqeroi dhe pyeti 15 persona rreth ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›