E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne Elbasan. Digjen disa hektare me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka djegur një masiv pyjor në fshatin Griqan të Komunës Labinot Fushë. Zjarri në rrethana ende të paqarta ka shkrumbuar rreth një hektarë shkurre dhe pisha, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet mjeti i zjarrëfikëses si edhe forca të ushtrisë për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve si edhe shurjen e zjarrit.

Për shkak të terrenit malor në fshatin Griqan punonjësit e zjarrëfikëses e kanë të pamundur të ndërhyjnë në kohë rekord për të shuar flakët pasi mjeti nuk mund të ngjitet dot në kodrinë. Punonjësit e zjarrëfikëses të ndihmuar edhe nga forca të ushtrisë si dhe banorë të zonës po bëjnë të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikojnë të përfshijnë dhe banesat e fshatit.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rrethanat e rënies së zjarrit me pasojë djegien e rreth një hektarë shkurre dhe pisha. Mendohet se flakët mund të kenë rënë nga pakujdesia e barinjve.

Gjatë kësaj vere në qarkun e Elbasanit zjarret që kanë shkaktuar dëmet më të mëdha janë ato që përfshinë godinën e Teatrit “Skampa”, si dhe pemtoret e ullishtat në Peqin e Elbasan .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›