E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA zhvlereson dollarin

Blerina Hoxha
Situata ne tregjet boterore te kapitaleve ka ndaluar renien pikiate, pas vendimit surprize te Rezerves Federale ne SHBA per nje zhvleresim tjeter te dollarit me plot 0,75 per qind. Ky eshte reduktimi me i madh ne historine e dollarit qe FED ka bere pas vitit 1990, duke e cuar normen baze te interesit te valutes se gjelber nga 4,25% ne 3,50 per qind. Kjo mase, sipas eksperteve amerikane do te ndihmoje ne permiresimin e krizes ne tregun e kredive per shtepi, qe ka perfshire tregun ne SHBA qe gjate vitit qe shkoi. Me nje dollar me te lire, kredia do te kushtoje me pak dhe kjo pritet te ndihmoje amerikanet qe kane marre kredi te mund te shlyejne kestet ne kohe. Zhvleresimi ne keto nivele i dollarit pritet te sjelle ne ekonomine amerikane nje interes me te ulet per te kursyer, por nje mundesi shume me te madhe per te shlyer kredite. Keto zhvillime ne ekonomine amerikane pritet te kene efektet edhe ne tregun shqiptar. Pas vendimit te djeshem te FED, shqiptaret qe kane marre kredi ne dollare do te mund te kene nje lehtesim ne kestet e permuajshme per shkak te uljes se liborit (bazes se interesit). Bankat tregtare ne vendin tone ofrojne kredite ne dollar i vendosin libor plus nje perqindje ekstra, ne varesi te bankes. Por kur ulet libori, automatikisht kredia ne USD behet me e lire. Mirepo, humbjet dhe perfitimet e ekonomise shqiptare nga keto levizje jane gjithnje e me te vogla qe prej futjes ne qarkullim te euros. Shqiperia, mbi 75 per qind te marredhenieve tregtare i ka me vendet e Bashkimit Evropian dhe nje vleresimin ose zhvleresimin i euros do te sillte pasoja si ne rritjen e cmimeve, deficitin tregtar dhe ne tregues te tjere. Nderkohe qe, pothuajse te gjitha transaksionet, qe dikur beheshin me dollarin amerikan, tani behen me euro dhe ne kete kendveshtrim, vleresimi apo zhvleresimit i dollarit nuk sjell risk te madh. Gjithashtu, gjithnje e me shume kursimet ne banka po orientohen drejt euros. Ne kete kontekst, ekonomia shqiptare nga nje dollarizim i skajshem po shkon drejt nje eurorizimi te skajshem. Mirepo, mbicmimi ose nencmimi i dollarit do te kete pasoja ne rezervat valutore te vendit, nje pjese e te cilave jane te trupezuara dhe te ruajtura ne bankat e huaja ne valuten amerikane. Mirepo, nje dollar me i ulet do te thote me pak fitime per ata qe ruajne kursimet e tyre ne dollare dhe me pak shpenzimeve per ata qe i kane kredite ne dollare. Ulja e interesit baze te USD do te coje ne nje ulje te interesave per kredite ne USD dhe per depozitat ne USD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›