Bursat, efektet e humbjeve zinxhir
Cmimet e aksioneve ne Azi dhe Australi rane dje ndjeshem, pas humbjeve te medha qe pesuan dje bursat kudo ne bote, per shkak te frikes se nje recesioni ne ekonomine amerikane. Te gjitha indekset e cmimeve ne bursat aziatike u hapen me humbje, nga 4 deri ne 6 per qind. Dy dite me pare, cmimet e aksioneve te burses rane 3 deri ne 6 per qind ne tregjet kryesore evropiane, aziatike dhe latino-amerikane. Per disa bursa, kjo ishte renia me e madhe pas shume vitesh qe nga 2001, kur u sulmuan Kullat Binjake. Ndersa miliarderi dhe investitori amerikan, Xhorxh Soros, paralajmeroi dje se bota po perballet me krizen me te rende financiare qe nga Lufta e Dyte Boterore. Kreu i Fondit Monetar Nderkombetar, Dominik Shtraus Khan, e quajti gjendjen serioze dhe tha se te gjitha vendet e zhvilluara po vuajne si pasoje e ngadalesimit te ekonomise amerikane. Nderkohe qe ka shume faktore qe lidhin ekonomite kombetare, analistet fajesojne friken e nje renieje ekonomike ne Shtetet e Bashkuara per humbjet e fundit. Shtetet e Bashkuara jane tregu i eksportit per shume biznese jashte vendit. Investitoret e huaj kane blere gjithashtu shume aksione ne kompanite amerikane. Kur kompanite amerikane te kredive filluan te njoftojne nje rritje te numrit te kredive te papaguara ne fund te vitit 2007, humbjet u perhapen edhe ne institucionet e tjera, duke shtrenguar tregun e kredive dhe duke nxitur shqetesimet rreth nivelit te larte te borxhit te amerikaneve.