E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e ekonomise italiane pritet me e thelle

Perspektivat e ekonomisë italianë janë të zymta sipas agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit S&P. Për Italinë parashikohet nëj recesion më i thellë dhe i gjatë me efekte edhe tek bankat e këtij vendi. Sipas agjencisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë do të pësojë rënie me 2,1% në vitin 2012 dhe 0,4% në 2013. “Krahasuar me vendet e tjera të Zonës Euro, si Franca apo Gjermania, ekonomia italiane nuk e ka marrë veten pas recesionit të viteve 2008-2009 dhe pasojat e kësaj situate të ekonomisë reflektohen tek institucionet financiare”, thekson “S&P”. Pasi rikonfirmon vlerësimet për “Unicredit” dhe “IntesaSanpaolo”, “S&P” sheh në ulje vlerësimin e saj për 15 banka, përfshirë edhe “Monte dei Paschi di Siena”. “Situata aktuale e ekonomisë italiane po rrit vulnerabilitetin e cilësisë së aseteve të bankave në këtë vend”, thekson në raportin e fundit “S&P, duke nënvizuar se “bashkë me rritjen e aseteve, që paraqesin probleme dhe uljen e rezervave për të mbuluar humbjet në huadhënie, bankat janë të ekspozuara ndaj një rritje të mundshme të humbjeve. Kjo, sidomos nëse vlera e aseteve anësore do të vijonte”. Në fund të vitit 2011 asetet me probleme përfaqësonin 51% të nivelit bazë të bankave. Në fund të vitit 2008, raporti ishte 27%, ndërsa në fund të vitit 2013 do te jetë pranë 60%.  “S&P” saktëson se, llogaritjet janë kryer mbi një mesatare dhe kështu mund të ketë ndryshime në ecurinë e secilës banke. Agjencia e vlerësimit thekson se, për 32 banka italiane parashikimi është për një rënie të moderuar në terma realë të çmimeve të pasurive të patundshme në Itali gjatë viteve të ardhshëm. “S&P” mban vlerësimin në risk të industrisë bankare italiane në notën ‘4’, që do të thotë një rrezik mesatar, edhe pse ka riparë në rritje në notën ‘5’ rrezikun e kreditimit të Italisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›