Klosi Socialistet nuk votojne per te hequr imunitetin
Partia Socialiste këmbëngul në qëndrimin e saj për të shfuqizuar si një afat liggjor datën 6 gusht për votimin e nismës për kufizimin e imunitetit. Ishte deputeti i PS-së, Blendi Klosi ai i cili kërkoi sërish shumicës parlamentare që të diskutohen propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.
Në vlerësimin e tij, 6 gushti nuk është afat kohor i vendosur me konsensus nga politika e vendit dhe as nga Bashkimi Europian.
“Partia Socialiste është pro kufizimit të imuniteteve. Ajo që kërkojmë është përmbushja e kërkesave të Bashkimit Europian, ndër të cilat është drejtësia e pavarur dhe njohja kriterit të pandëshkueshmërisë, kështu që Partia Socialiste kërkon ndryshime kushtetuese edhe për luftën kundër korrupsionit. PS i bën thirrje Sali Berishës që të diskutojë propozimet tona që garantojnë drejtësi të pavarur. Saliu është kundër se kërkon drejtësi të gjunjëzuar karshi tij”, vuri në dukje Klosi, gjatë fjalës së tij, duke ritheksuar dhe njëherë tjetër se PS nuk do të votojë të hënën për të kufizuar imunitetin.