Rënia e komunizmit në sytë e një italianeje
TIRANË- “Një italiane në Tiranë” titullohet libri i autores italiane Serena Luçiani, e cila në bashkëpunim me shtypin e kohës i ka dhënë romanit të saj linjat e historisë së rrëzimit të komunizmit në Shqipëri. Pasi ka qëndruar në Shqipëri për rreth 3 vjet si drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në vitet 1988-1990, Serena Luçiani, nuk ka mundur të lërë pashkruar mbresat për Shqipërinë dhe shqiptarët, përpjekjet dhe tentativat e tyre për të fituar lirinë dhe mposhtur komunizmin.
Gjatë prezantimit të romanit, i cili është botuar dy vjet më parë në Itali me titullin “Tërmet në Tiranë”, Luciani tregon se nëse librin do ta kishte shkruar për kohët në vijim ajo nuk do të linte pa përmendur zhvillimin që ka pësuar Shqipëria, por dhe vet shoqëria jonë. “Por kjo është diçka që mund të pritet të botohet në vitet në vijim”, thotë ajo.
Ngjarjet në romanin historik “Një italiane në Tiranë” janë përshkuar si rrallëherë nga një e huaj që banonte në Tiranë me mision diplomatik, por që ishte drejtpërdrejtë apo tërthorazi pjesë e zhvillimeve të vrullshme që kishin përfshirë vendin tonë. Por në këtë roman nuk përshkruhet vetëm linja historike e zhvillimit të ngjarjeve. Në të ndërthuren me njëra-tjetrën intrigat e pushtetit në rënie, linjat e dashurisë së një shoqërie që paraqitet e shtypur dhe e ndryshkur, pa harruar figurat e personazheve të romanit, për të cilët autorja thotë se janë lehtësisht të identifikueshme për ata që kanë jetuar në atë periudhë. Sjellja në gjuhën shqipe e romanit është bërë nga Xhimi Lazri, i cili ka ruajtur në roman të njëjtin ritëm si dhe vet autorja. Serena Luçiani ka drejtuar Institutin Italian të Kulturës në Tiranë në vitet 1988-1990, njëkohësisht ajo ka punuar si gazetare e shtypit periodik dhe në televizion. Aktualisht është presidente e Shoqatës së Miqësisë Itali-Shqipëri “Syri Blu”. Është autore e shumë botimeve ku ndër to përmendim kolanën “Edizioni Mille Lire”, librin “Rrëfimi i vitit të moçëm” dhe “Një prej tyre, ishte shtëpia ime” me zëra të refugjatëve nga Kosova.
(m.a/BalkanWeb)