Wetzel: Keni ende shumë punë për të arritur në BE
TIRANE-“Shqipërisë i mbetet ende shumë pune për të bërë dhe mjaft progrese për të arritur deri në anëtarësimin e saj të plotë në BE”. Kështu ka deklaruar anëtarja e Bundestagut gjerman Margrit Wetzel e cila sot në Tiranë zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit Jozefina Topalli.
Margrit Wetzel ka shtuar se anëtarësimi në BE kërkon reforma të thella dhe sfida serioze.
Takimi mes Wetzel dhe Topallit është zhvilluar në kuadër të një projekti të Bundestagut gjerman për praktikën gjermane parlamentare.
Zonja Wetzel tha më tej se Gjermania mbështeste kërkesën e Shqipërisë për integrim por ende mbetet një rrugë e gjatë para.
Ajo nuk pranoi të komentojë qëndrimin bojkotues të opozites duke deklaruar se preferon të qëndroje larg debateve të brendshme politike të vendit, por cilësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e saj në Kuvend për të ardhmen e vendit.
Edhe progres raporti i KE tha zonja Wetzel vlerëson se vendit i duhen reforma të rëndësishme të cilat nuk mund të kryhen pa pjesëmarrjen e opozitës.
s.g/BalkanWeb)