E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e lekut, BSH jep zgjidhje

Blerina Hoxha

Per te shmangur humbjet qe i vijne biznesit nga kursi i kembimit, pikerisht ne keto kohe kur monedha vendase eshte zhvleresuar dukshem, Banka e Shqiperise sugjeron qe te aplikohen kontratat e se ardhmes. Te cilesuara ndryshe si kontrata "Future", ato jane nje marreveshje midis dy paleve per te blere ose shitur asete reale apo financiare ne nje date te ardhshme, por me kushte (cmim e sasi) qe paracaktohen ne momentin e nenshkrimit. Ne kushtet aktuale te kursit te kembimit importuesit jane te ekspozuar ndaj humbjeve ndersa eksportuesit jane me te favorizuar. Banka e Shqiperise duke pare zhvillimet e fundit i rekomandon biznesit se, ka ardhur koha qe te rritet perdorimi i instrumenteve me komplekse financiare, sic mund te jene kontratat e se ardhmes. Ne Shqiperi aktualisht nuk ekziston asnje instrument ne gjendje te siguroje mbulimin nga luhatjet e kursit te kembimit. Kjo ben qe subjektet tregtare te jene vazhdimisht te ekspozuara ndaj luhatjeve te pagesave, duke rrezikuar rrjedhimisht qendrueshmerine e biznesit te tyre. Nga ana tjeter subjektet profesionale te kembimit valutor ne Shqiperi si zyrat e kembimit, bankat etj. kane ne dispozicion vetem nje treg cash te kembimit valutor. Keshtu qe kontratat e se ardhmes mbi kursin e kembimit do te permiresonin mjaft administrimin e ketij sektori duke lene menjane problemet e levizjeve te medha te kapitaleve. Por nga ana tjeter nje treg likuid "Future" mbi kursin e kembimit do te ndihmonte mjaft edhe Banken Qendrore qe do te arrinte ne politika monetare me efikase me nje treg te valutes me eficent. Kontratat future jane perdorur per here te pare nga tregtaret japoneze ne shekullin e XVII-te. Me pas, ne vitet e para te shekullit te XX-te, kane filluar te perdoren ne tregjet e lendeve te para amerikane, per te siguruar cmime te sakta e te pavarura nga te papriturat e se ardhmes.

Arsyet e zhvleresimit te lekut

Leku humb 4.2 % ne kembim me euron dhe USD

Ne tregun e brendshem valutor vihet re se, gjate dy muajve te fundit ne terma nominale efektive, ecuria e lekut kundrejt shportes se monedhave kryesore ka vazhduar tendencen ne kahun renes. Nencmimi i leku per kete periudhe rezulton 4.2 per qind, duke shenuar keshtu zhvleresimin me te thelle te viteve te fundit. Pervec faktorit sezonal, gjykohet se ne ecurine aktuale te kursit te kembimit ka dhene ndikim edhe rritja e numrit dhe sasia e kerkuar nga disa operatore te vecante, duke cuar ne nje perqendrim joracional te kerkeses ne kete periudhe te vitit. Qeveria ka dhene si zgjidhje per frenimin e zhvleresimit te lekut, marrjen e nje huaje ne tregun nderkombetar e cila do te sjelle nje sasi te madhe valute ne tregun vendas. Kjo sipas Ministrise se Financave, do te ndikoje ne forcimin e vleres se lekut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›