E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Kastrioti 3-1, triumf vlonjat

/* */

Flamurtari rigjeti fitoren në javën e tretë të Superligës, duke mposhtur 3-1 Kastriotin, në takimin e zhvilluar në orën e pazakonshme 13:00, dhe në të parin takim të luajtur në Vlorë pas faljes së dënimit nga ana e Apelit dhe pagesës së gjobës.

Të dy ekipet vinin në ballafaqimin e tyre të 24-t historik, pas humbjeve respektive, atë të vlonjatëve me Teutën (1-0) në Durrës dhe të krutanëve me Tiranën (2-3) në Krujë.

Një ndeshje reflektim për të dy trajnerët, por sidomos për vlonjatin Edmond Lutaj.

Formacioni vlonjat e kërkoi fort fitoren, duke realizuar në minutën e 33-të më anë të malazezit Blazho Rajoviç, përpara se mbrojtësi i Kombëtares, Franc Veliu të realionte golin e dytë të Flamurtarit në të 42’ dhe të dytin sezonal pas atij kundër Kamzës në javën e parë.

Blerja tjetër verore, Vilfor Hysa i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 75-të, ndërkohë që për Kastriotin shënoi ish-sulmuesi i Flamurtarit, Sebino Plaku, por thjesht sa për të lënë gjurmë me golin e tij në minutën e 93-të.

Për Flamurtarin kjo ishte fitorja e dytë sezonale dhe e 13-ta në ballafaqimet direkt me Kastriotin, me krutanët që kanë regjistruar vetëm 7 suksese ën 24 ndeshje (4 barazime).

Të shtunën, kampioni Skënderbeu fitoi 3-1 me Shkumbinin (Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p), ndërsa Apolonia dhe Laçi u ndanë në barazim 1-1 (Rama 61’/ Emerllhau 56’)

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 3, 24.09.2011

24.09.2011
Skënderbeu-Shkumbini 3-1
Shënues: Kërçiku 16’, Bratiç 18, Shkëmbi 93’ p/ Devishi 73’ p

Apolonia-Laçi        1-1
Shënues: Rama 61’/ Emerllhau 56’

25.09.2011

Flamurtari-Kastrioti     3-1
Shënues: Rajoviç 33’, Veliu 42’, Hysa 75’/ Plaku 93’

Tirana-Pogradeci 15:00
Vllaznia-Teuta 17:00
Bylis-Kamza 16:00
Tomori-Dinamo 16:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›