E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala, i lumtur per rikthimin

/* */

Altin Lala luajti ndeshjen e tij të parë këtë sezon në Bundesligë, në barazimin 0-0 në transfertë të Hanover 96 me Augsburgun e Edmond Kapllanit.
Kapiteni i Shqipërisë luajti në pjesën e dytë, ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares qendroi në bankinë.
Pas përfunditmit të ndeshjes Lala tha për faqe zyrtare të klubit: “U gëzova, që luajta sërish. Më dha shumë kënaqësi. Pjesa e parë ishte e e keqe, ngaqë nuk treguam aspak lojë, por vetëm topa të gjatë dhe të pakontrolluar. 
“Në pjesën e dytë, bëmë aksione të mira, por nuk shënuam. Në fund morëm një pikë, me të cilën duhet të jemi të kënaqur. NJë pikë nuk është shumë, por nuk është as pak”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›