E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënie e bursave dhe euros pas deklaratës së Dragit

Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë kanë shënuar rënie, pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Dragi, tha mbrëmë se banka do të bëjë çdo gjë të mundshme për t`i ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”.

Dragi gjithashtu tha se ndihma nga BQE-ja do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa gjëra të caktuara.

Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan.

Rrjedhimisht, çmimet e kredive të Spanjës dhe Italisë u ngritën me të shpejtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›