Parandalohet atentati në Kabul

Këto të fundit bastisën shtëpinë ku ata ishin strehuar, në lindje të qytetit dhe luftimet shpërthyen në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Beteja zgjati për gjashtë orë. Dhjetëra shtëpi u evakuuan dhe automjete që përmbanin sasi eksplozivi u gjetën në vendin e ngjarjes.
Operacioni i forcave të sigurisë u krye pas marrjes së një informacioni, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Të njëjtat burime thonë se tri automjete të mbushura me eksploziv u janë sekuestruar kryengritësve, të cilët ishin të pajisur edhe me jelekë vetëvrasës e armë të tjera.
Tre kryengritës, me telekomanda kontrolli dhe udhëzime për sulme të sofistikuara në zona të ndryshme të qytetit u arrestuan gjatë natës në Kabul, ka deklaruar shefi i policisë së kryeqytetit, gjenerali Mohammad Ayub Salangi për BBC.
“Ky ishte një plan i madh, falë Zotit arritëm ta ndalnim”, ka deklaruar ndërkohë zëdhënësi i agjencisë së inteligjencës Latifullah Mashal për “Associated Press”.