Dialogu Kosovë-Serbi, Jahjaga dhe Nikoliç takohen në tetor

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për Veriun është i pashmangshëm. Kjo pjesë e Kosovës pritet të marrë një status të veçantë, që nuk do ta prishë funksionalitetin e shtetit.
Burime ndërkombëtare pohojnë se në Bruksel po punohet që takimi Jahjaga–Nikolic të ndodhë në muajin tetor, kohë kur pritet të fillojnë edhe bisedimet mes palëve.
Presidentja Atifete Jahjaga do të ketë punën më të vështirë para se të nisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e problemit të Veriut të Kosovës.
Ajo pritet të takohet me Presidentin e ri të Serbisë, Timosllav Nikoliç, gjatë tetorit të këtij viti në një vend europian e jo në Asamblenë e OKB-së.
Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës Express se Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Chatherine Ashton, po organizon një takim mes dy presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.
Ashtu si Nikoliç, edhe Jahjaga është shprehur e gatshme të takohet dhe të flasë për problemet që përballen dy shtetet.