Kosovë, Gjermania lehtëson proçedurat për punësimin e ekspertëve

Nga 1 gushti i këtij viti në Gjermani janë vendosur lehtësime në parakushtet ligjore për punësim të ekspertëve me kualifikime të larta, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Ky program zyrtarisht quhet “Karta e Kaltër BE”.
Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernest Reichel, tha se është i “bindur se në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin kushtet dhe të cilët, për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo zotërimit të njohurive gjuhësore, kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë”.
Informacione më të hollësishme mund të merren në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.