Reportazhi i Blendi Fevziut

Refleksione mbi romanin Hiri i Vullkanit te autorit Blendi Fevziu te cilin vitin e kaluar e botoi shtepia botuese Dudaj ne Tirane.
Nga Bardh Frangu
Qe ne fillim duhet thene se romani i Blendi Fevziut Hiri i Vullkanit perkunder elementeve te nje ditari por edhe te nje kronike me shume anon nga tipi i romanit reportazh.
Fabula e ketij romani eshte e thjeshte Franci takon Merin ne Faceboook dhe kete takim virtual kerkon ta shnderroje ne nje takim te njemendet per hir te nje puthjeje te vetme qe kishin pasur para shume vitesh. Ne kerkim te ketij takimi edhe ndertohet intriga e ketij romani e cila ngjet shume me intrigat ne te ashtuquajturat vikend romane vecmas situatat qe kane te bejne me aventurat erotike te dy personazheve kryesore qe ne fakt po te shkeputeshin nga teresia e kesaj vepre do te benin nje novele erotike te mrekullueshme.
Vete titulli i romanit i ngritur ne metafore per te deshmuar fatin e njeriut shqiptar brenda dy decenieve perben nje perzierje te faktit me fiksionin por qe ky i dyti perkatesisht fiksioni nuk ka me shume se kuptimin e nje ambalazhi qe sherben per ta mbeshtjelle faktin dhe per ta thyer klishene e reportazhit klasik.
shte fakt se shperthimi i vullkanit ne Islande kishte ndodhur vitin e kaluar sikunder qe eshte fakt se hiri i dale nga ky vullkan kishte shkaktuar nje kaos ne komunikim dhe ne levizje te njerezve. Njesoj eshte fakt se nje vullkan shpirteror kishte ndodhur tek shqiptaret dy decenie perpara dhe se hiri i ketij vullkani i kishte shperndare njerezit neper bote si rosa te egra dhe si i tille i kishte katandisur ata neper kater anet e botes. Hiri i vullkanit te njemendet nuk ka si te mos reflektoi ne analogji me hirin shpirteror i cili edhe ben metaforen e permendur me siper. shte po ky hi i njemendet i cili pamundeson bashkimin e njerezve te humbur dhe te tretur nga hiri i vullkanit shpirteror te kombit i cili gjithashtu behet pengese e bashkimit te njerezve. Pjesa e dokumentuar nepermjet kronikave te ndryshme sikur bejne deshmine e nje fati te shkrumbuar te shqiptareve.
Galeria e personazheve te ketij romani perfshin nje hapesire me te madhe gjeografike ne kete kuptim perkatesisht me futjen ne galeri te personazhit nga Gjakova e Kosoves Fevziu ndjek nje model te Jakov Xoxes nga Lumi i Vdekur.
Madje duke pershkruar fatin e Milotit ai na kthen tek rapsodi Dervish Shaqa perkatesisht tek vargjet lapidare te kenges se tij Kur Kosove ta ktheva shpinen e lash boren e gjeta dimrin. Ne ndertim e siper te portretit te Milotit autori nderton edhe harten politike te Kosoves perkatesisht ngjarjet me te rendesishme te cilat e kane sjell deri ne momentin aktual shtetin me te ri te Evropes. Futja ne kete galeri e personazhit nga Togo Dedier Tetovit dhe shtruarja e dilemes ne pjesen e prologut ka eshte dashuria ben qe autori te ndertoje nje analogji te perafert me dilemen e njohur qe kishin shtruar disidentet per Lirine dhe Atdheun. Mbase edhe te gjitha personazhet e ketij romani jane nje lloj disidentesh qe per arsye te ndryshme kishin braktisur atdheun ne kerkim te lirise.
Kur jemi tek prologu logjika e thjeshte e thote qe ne kete pjese do te duhej te zinte vend edhe balada per Aga Ymerin por kjo gje nuk ndodh. Heroi nga baladat i sherben per mrekulli autorit qe te mund te ndertoje reminishenca te cilat reflektojne mbi fatin dhe mbase edhe mbi etnopsikologjine e personazheve te kesaj vepre qe provon te ndertoje nje deshmi estetike mbi dy deceniet e fundit te Shqiperise.
Ky roman i Blendi Fevziut ben deshmine me te mire se vertet nuk ka me fantastik se realiteti. Imazhet qe autori i romanit provon ti barte nga realiteti sic eshte rasti me kalvarin e ikjeve neper det nuk bejne me shume se nje hije te zbehte te asaj qe kemi pare dhe perjetuar ne kete dyndje te madhe. Duket qe insistimi i autorit eshte mbeshtetur ne faktin qe nepermjet nje galerie personazhesh me fat te njejte te dokumentoje kohen e tij kohen e brezit te tij te cilit edhe ia perkushton kete veper si dokument estetik.
Mbeshtetur ne trajtimet e Umberto Ecos per dallimet ndermjet qellimit te autorit atij te lexuesit dhe qellimit te vete tekstit mund te themi se autorit me shume se fiksioni i ka interesuar fakti gje kjo e natyrshme per nje tip te tille romani per me teper i shkruar nga nje gazetar i cili nuk ka mundur tju shmanget referencave te shumta qe faktojne historine e dy decenieve te fundit ne Shqiperi. Ne kete kontekst edhe duhet kundruar gjuhen e autorit e cila me shume investon ne faktin se ne fiksionin. Nderlidhja e elementeve qe do te pasqyronin me mire kohen se ciles i referohet autori shpeshhere behet pa invencion dhe madje shpesh edhe duke demtuar strukturen kompozicionale te ketij romani.
Ndryshe romani Hiri i Vullkanit eshte nje prodhim letrar lehtesisht i lexueshem dhe me skenat e shumta nga realiteti shqiptar do tju sherbej shume lexuesve vecmas atyre te gjenerates se autorit qe me imazhet e tij te sherbehen si me nje album fotografish. Por pasi mbyll kopertinat e ketij romani nuk ka si te te mos krijohet dilema se perse autori nuk ka shmangur ngjarjet dhe personazhet historike dhe nuk e ka mbeshtetur ndertimin e vepres se tij ne linjat ne te cilat zhvillon karakteret kryesore perkatesisht fatet e Francit dhe Merit.
Kjo edhe per faktin se qe ne fillim te krijimit te romanit ky lloj shkrimi eshte quajtur rrefimi ne proze i imagjinuar dhe fiksionar. /Express/
Lajme te ngjashmeKorrupsioni zgjedhjet e protestatKantrimen Zgjidhja sdo vije nga BE-SHBAAmbasada e SHBA Countryman anulloi viziten ne Kosove per shkak te mjegulles Dioguardi Borxhi i madh i SHBA cfare nevojitetGrupi i PD padit Prengen ne prokurori LidhjeAga Ymeri Atdheu Bardh Frangu Blendi Fevziu Dedier Tetov Dervish Shaqa Express Faceboook Fevziu Franci Gjakova Hiri i Vullkanit Jakov Xoxa Kosove Lumi i Vdekur Meri shtepia botuese Dudaj Tirane Togo Umberto Eco