E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karavaxho ne Tirane permes baletit modern

Piktori i madh i barokut Karavaxho edhe pse ka jetuar 400 vjet më parë do të vij në Tiranë nëpërmjet një baleti modern. Koreografi Toni Kalndeloro rikthehet në teatrin e operas për të pestin vit dhe ka vendosur që nëpëmjet gjuhës së baletit të zbuloj jo vetëm një piktor por një humanist e psikolog nga i cili shoqëria kishte frikë.

“Për 300 vjetpikturat e Karavaxhos kane trembur xhelozuar dhe janë parë më zili nga shoqëria e nga shumë piktorë, prandaj ai mbeti në hije për 300 vjet. Karavaxho u zbulua vetëm 100 vjet më parë si shkak i forcës së tij njerëzore. Pasi njerzit e kuptuan që ai kishte një forc të madhe si humanist e piktor”, tha Toni Kandeloro- koreograf.

Kandeloro thotë se baletet klasike si “Karmen”, apo “Liqeni i Mjelmave” duhet të respektohen në repertore, por edhe duhet të rrezikojmë duke kërkuar modernen.

“Sot ne duhet të krijojmë bashkëkohësinë tonë. Nuk e di cfarë do të ndodh me këtë Karavaxho, por unë do të rrezikoj. Të rrezikosh nuk do të thotë të bësh gjëta të çuditshme, por të kuptosh atë që ka qënë më parë e të vazhzhosh të ecësh përpara në kohën tënde”, vijon ai.

Baleti me solist kryesor vetë  Kandeloron, Enada dhe Gerdi Vason, si dhe trupën e baletit  vjen si një bashkëpunim mes Teatrit tonë dhe atij të Pulias. Premiera do të jetë të shtunën në mbrëmje.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›