E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan shtrigën të Borëbardha

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 19:46

Aktorja Julia Roberts do të luaj mbretëreshën shtrigë ku përballë pati dy rivale të tjera, në projektin filmik për “Borëbardhën” në Hollywood.

Aktorja ka nënshkruar për të luajtur në tregimin e mesjetës, regjinë e të cilit do ta bëj Tarsem Singh. Xhirimet e këtij projekti do të fillojnë në prill.

Tregimi fillon me “Borëbardhën” pasi asaj i fillojnë vuajtjet pas vdekjes së të atit përderisa ajo gjen strehë tek shkurtabiqët, derisa gjen princin e saj. Premiera e filmit është caktuar të jepet me 29 qershor të vitit 2012.

Roberts kohëve të fundit ka luajtur edhe në ekipin “Eat Pray Love”, ndërkaq së shpejti pritet që të paraqitet edhe në komedinë “Larry Crowne” bashkë me Tom Hanks. Premiera pritet të jepet me 1 korrik.

Ndryshe, Disney ka zgjedhur për ta punuar projektin e Borëbardhës pas suksesit që pati në shekullin e XIX në Kinë, ndërkaq pritet që rolin e të “përhiturës” ta luaj Kristen Stewart.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›