E Diel, 1 Nëntor 2026

Reporterët pa Kufij: Në Kosovë kërcënohen gazetarët


Organizata "Reporterët pa Kufij" ka dënuar kërcënimet kundër gazetarëve investigativë në Kosovë muajin e kaluar.

Duke përmendur tre raste në gazetat "Koha Ditore", "Lajm" dhe "Zëri", organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

"është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë", thanë Reporterët pa Kufij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›