Femijet premature shtohen lindjet e parakohshme
Pavarësisht se është ulur vdekshmëria foshnjore si dhe ajo amëtare, sërish lindjet e parakohshme të fëmijëve mbeten një shqetësim.
Në një nga institucionet terciare, që ofrohet shërbim për të gjitha gratë që vijnë nga rrethet e ndryshme të vendit, në matenitetin “Koço Glozheni”, numri i lindjeve të parakohshme zë 8% nga 4500 lindje në vit.
“Në njëfarë mënyre ka një rritje të lehtë nga viti në vit, nga 7.8 deri në 8 %. Në objektivat tona është ulja e numrit të lindjeve të parakohshme sepse natyrisht shoqërohet me një sëmundshmëri dhe vdekshmëri tek fëmijët”- thotë Rubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit “Koço Glozheni”.
Shërbimi jo i duhur në atë parësor apo mungesa e informacionit që kanë nënat në veçanti, ato që vijnë nga zonat rurale janë disa nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejt në lindjet e parakohshme.
“Shkaku pse ky numër mbetet i njëjtë apo rritet është cilësia e shërbimit parësor. Mbase dhe edukata shëndetsore e nënave. Këtu flas për zonat rurale dhe jo vetëm për qytetin”- thotë Moisiu.
Përsa i përket vdekjeve amëtare në këtë maternitetet thonë mjekët, që prej tre vitesh, nuk është shënuar asnjë rast.
Edlira SUlejmani