E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Lazaratit

Republika Kasmahu, protagoniste në Big Brother 2 është angazhuar më së fundi në politikë.

Ajo është përzgjedhur si kryetare e degës së legalistëve në Lazarat.

Republika është shprehur se ndihet mirë me angazhimin e përzgjedhur dhe se, do të përdorë popullaritetin e fituar tek Big Brother në funksion të një karriere në politikë.

“Janë zgjedhjet lokale dhe faktori kryesor është koha. E ndjeje të tepërt të them fjalë të tjera kësht që po ia lë kohës të tregojë për punën timë”, tha Republika.

Ambicja e Republikës, lidhet me zgjedhjet e ardhshme loKale. Ajo ka deklaruar se, prania e saj në politikë synon të ndryshojë edhe imazhin e Lazaratit, i identifikuar si fshati i kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›