Republika e Çadit njeh Kosovën

02-06-2012 / Gazeta 55
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme e Kosovës
Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Një muaj më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.
...