Dy motrat nga Toskana sot prekin skenën shqiptare
Autori i Lajmit: red.
“Grogre” është shfaqja teatrore që do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar. Bëhet fjalë për një shfaqje, e cila vjen me regji të Anxhelo Savelit, me muzikë origjinale të Zhan Pier Nelit, dhe me interpretimin e aktorit Marko Zanonit. Sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar do të prezantohet historia e dy vajzave, dy motrave, të cilat kanë karakter krejtësisht të kundërt me njëra- tjetrën. E gjithë ngjarja zhvillohet në një dhomë rrobaqepësie në Toskana në fillim të këtij shekulli. Është një vend, ku për shkak të kushteve dhe sistemit politik, gjithçka brenda saj duket e zymtë dhe pa kuptim, por edhe si e tillë gjithnjë e gjejnë kohën për t u kushtuar një rëndësi të veçantë edhe veshjeve. Olga dhe Anelda janë dy motrat të cilave u ndryshon rrjedha e jetës së tyre nga një ngjarje sa e dëshirueshme, aq edhe e papritur. Në qendër të ngjarjes është edhe mashkulli i vetëm protagonist. Djali, me të cilin të dy motrat njihen, bën që gjithçka të marrë një tjetër drejtim në jetën e tyre. Ai është një mashkull shumë tërheqës, simpatik dhe, mbi të gjitha, ai është shumë i famshëm dhe shumë i njohur si një aktor për atë kohë. Në vetvete “Grogre” është një shirit prej mëndafshi dhe pambuku, i cili përdoret në rrobaqepësi. Ndërkohë që ajo çfarë ka shtyrë regjisorin për të realizuar këtë shfaqje ka qenë nostalgjia dhe muzikaliteti që prodhohet në gjuhën e Toskanës. Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumta aktivitet kulturore që janë zhvilluar me artistë italianë në vendin tonë. Në kuadër të aktiviteteve, pjesëmarrja italiane në vendin tonë solli para pak ditësh një recital të Xhenaro Kanavaçiuolos, i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit. Shfaqja e titulluar “Gran varieta” shënoi kthimin në Tiranë të Xhenaro Kanavaçiuolos, aktor, këngëtar, kabaretist, fantazist i një plastike të jashtëzakonshme, trashëgimtar i shkollës së madhe teatrale napoletane, tashmë e vlerësuar nga publiku shqiptar në spektaklin “Le tre verita di Cesira”, i vënë në skenë në nëntor të vitit 2006. Xhenaro Kanavaçiuolo, pas debutimit të tij në vitin 1979, në krah të Pupela Maxhios, si dhe pjesëmarrjes në shtatë spektakle nën drejtimin e Eduardo de Filipos, ka vazhduar karrierën e tij duke marrë pjesë në komedi të ndryshme në teatrot e gjithë Italisë, duke dalë në shumë transmetime televizive e duke interpretuar në gjithë Evropën role brilante e dramatike në muzikal të ndryshëm. Por aktivitetet me artin italian në vendin tonë do të vazhdojnë dhe gjatë ditëve në vazhdim duke sjellë sërish artistë të mirënjohur, të cilët do të marrin duartrokitjet e publikut shqiptar. Shfaqja vjen si bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës dhe Teatrit Kombëtar.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008