E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsumi privat mbeshtet ekonomine e OECD

Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendeve anëtare të OECD-së në tremujorin e fundit të 2011 është rritur me 0,6%, falë konsumit privat. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në raportin mbi ekonominë e vendeve anëtare ka shpjeguar se rritja e konsumit privat ka mbështetur me 0,3% të PBB, ndërkohë që eksportet dhe investimet kanë kontribuar me 0,2%. Nga vendet anëtare të Organizatës, Japonia ka shënuar kontributin më të madh me një rritje të konsumit privat në 1,4%. Ndërsa nga vendet e G7, Italia ka shfaqur të dhëna negative të konsumit privat në periudhën e fundit të vitit 2011.
Konsumi në Japoni është shtuar kryesisht nga sektori teknik dhe eksportet. Gjithashtu një rritje të fortë të GDP ka pasur edhe në Kanada, edhe këtu falë eksporteve në rritje me 1,3%. Në SHBA, investimet dhe konsumi privat kanë qenë edhe faktorët kryesor të rritjes. Në Francë dhe Gjermani rritja ekonomike në tremujorin e fundit të 2011, është ndikuar vetëm nga konsumi privat. Ndërsa në Britaninë e Madhe nxitja ekonomike ka ardhë falë mbështetjes nga rezervat.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›