E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, Malaj-Harasani: Jo bojkot, në Kuvend 24 orë të largojmë Berishën

VLORË-Deputetët socialistë, Arben Malaj e Andis Harasani, të njohur për qendrimin e tyre ndryshe në selinë rozë, u takuan në mbrëmje me të rinj dhe mbështetës të tyre në Vlorë, ku prezantuan qëndrimin dhe mendimin e tyre lidhur me zhvillimet e brendshme në Partinë Socialiste dhe politiken shqiptare.

Sipas Malajt e Harasanit, politika është fajtore që Shqipëria do marrë notën 4 në Bruksel.
“Kemi rreth 3 vjet që kemi ngecur në një krizë të rëndë politike. Tre ditë më vonë do shohim se në tabelën e madhe të Brukselit vendi ka ngelur me notën 4. Jo se kanë ngelur në klasë shqiptarët, jo se nuk janë ambiciozë të rinjtë shqiptarë, por kanë ngelur në klasë politikanët shqiptarë. Është një moment kritik që ne duhet të ndërgjegjësohemi sesi vendi të dalë nga kjo krizë, që ka kaq shumë pushtet në duart e politikës, kemi vrarë shpirtin e konkurrencës që është dhe krimi më i madh që iu bëhet gjeneratave të reja”, u shpreh Malaj.

Teksa vë në dukje se është koha për t’u ndërgjegjësuar, Malaj thote se Partia Socialiste nuk duhet të zgjedhë rrugën e bojkotit.

“Deputetët të Kuvendit të Shqipërisë mundësisht të punojnë 24 orë dhe mundësisht të mos e bojkotojnë parlamentin por të jenë pjesmarrës dhe të bëjnë një opozitë të fortë profesionale dhe politike përballë Sali Berishës. Ne na duhet një aleancë për të bërë reforma dhe jo për të mbijeuar për të arritur një objektiv strategjik që viti 2012 të jetë viti i fundit që qeveris Sali Berisha dhe viti 2013 të jetë viti i fundit i modelit Berisha në politikën shqiptare ne na duhen reforma të thella modernizuese në PS më shumë demokraci dhe jo më pak demokraci”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, Malaj-Harasani: Jo bojkot, në Kuvend 24 orë të largojmë Berishën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›