Reshiti: Lista serbe Serbija, nuk e ndan Kosovën

Naim Reshiti, analisti nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave i pyetur nga Bota sot se s po e legalizojnë edhe ndarjen politike serbet e veriut me këtë emërtim Serbija, është përgjigjur se “...Ndarja nuk po legalizohet. Lista është e përbashkët për komunat në jug dhe veri. Serbët në veri sipas marrëveshjes do të marrin pjesë në zgjedhje dhe institucione të Kosovës dhe pas zgjedhjeve nëse janë të suksesshme strukturat e deritashme serbe do të shuhen dhe financimi nga Serbia do të bëhet përmes institucioneve të zgjedhura sipas ligjeve te Kosovës. Nuk e besoj se emërtimi e ndan veriun. Emërtimi nuk do të vendosë se në çfarë forme institucionet e dala pas zgjedhjeve do të bashkëpunojnë me Prishtinën. E rëndësishme që gjithandej të aplikohen ligjet e Kosovës!, ka thënë për “Bota sot” Naim Reshiti. /Indeksonline/