Thaçi mendon se heqja e stemës së Republikës është ligjore

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar tre projektligje dhe një rregullore nga fushat e saja të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Kryeministri Thaçi nuk ka lenë pa komentuar edhe vendimin e marrë nga KQZ-ja për të hequr nga fletëvotimet stemën e Republikës së Kosovës.
“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe i imi, është mbështetje për Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës. Ne mbështesim çdo vendim që është në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, dhe asnjë vendim tjetër, vetëm vendimet që janë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Deri tani të gjitha veprimet e Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës kanë qenë kushtetuese dhe ligjore”, ka thenë Thaqi.
Sipas tijë është shumë me rëndësi është që organizimi i zgjedhjeve bëhet për herë të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në hapje te mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se të dielën do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel. “Qëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomin dhe energjinë. Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta që i ka pasur edhe ato teknike, profesionale dhe politike, gjithashtu edhe Bashkimi Evropian. Qëndrimi i Kosovës dhe Bashkimit Evropian është identik sa i përket këtyre dy çështjeve ndërsa unë dua të besoj se edhe Serbia do të ketë qëndrim pozitiv për aprovimin e këtyre dy marrëveshjeve”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi. Ai nuk ka lenë pa komentuar edhe procesin elektoral të zgjedhjeve të 3 nentorit.
“Në të njëjtën kohë, është kënaqësi të theksoj se ndihem i inkurajuar me pjesëmarrjen dhe ecurinë e procesit elektoral. Unë dëshiroj t’i uroj të gjitha partitë politike, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, lëvizjet politike, për regjistrimin e tyre si parti politike apo iniciativa qytetare , lëvizje qytetare, apo kandidat të pavarur në garë”, ka thënë kryeministri në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.
“Do të punojmë për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike, të standardeve perëndimore. Është jashtëzakonisht me rëndësi të theksojmë se këto zgjedhje po mbahen për herë të parë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me një pjesëmarrje të shumë partive politike, që e rrit peshën dhe konkurrencën e kësaj gare në nivel lokal”, ka vazhduar kryeministri Thaçi në fjalën e tij.
Projektligji i parë i cili ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar, në mbledhjen e sotme, është ai për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent. Ky Projektligj rregullon themelimin, organizimin, strukturimin, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyrën e financimit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent.
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, është projektligji tjetër që Qeveria e Kosovës ka aprovuar në mbledhjen e sotme. Çështjet kryesore të trajtuara në këtë projektligj, është.
Edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është miratuar në mbledhjen e sotme te Qeverisë së Republikës së Kosovës. Rregullorja për protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, është dokumenti publik I miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. /Indeksonline/