E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje bore ne Peshkopi

Reshjet e borës kanë zbardhur malet e Peshkopisë në lartësinë 800-900 metra dhe kjo është e pazakontë për këtë stinë.
Gjithashtu në këtë Qark ka pasur dhe reshje të shumta të shiut që pavarësisht se ishin te domosdoshme për mbushjen e rezervuareve të hidrocentraleve, kanë shkaktuar jo pak probleme.
Problematika më e madhe ka qenë në qarkullimin rrugor për shkak të shembjes së gurëve.
Bujqësia është nga më të goditurat për shkak se është edhe sezon mbjelljesh pranverore.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe malet deri në rreth 800-900 m mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›