Kthimi nga Londra Kryeministri takim me artistet e Tatrit Kombetar
Kryeministri Sali Berisha ka pritur ne nje takim tё veçantë, nё kryeministri, trupën e Teatrit Kombëtar, e cila shfaqi premierën nё shqip, nё “Globus Theater” tё Londrёs, dramën “Henri VI” tё Shekspir. Kryeministri u shprehu falënderimet e tij, njëherësh kёnaqёsinё, për prezantimin e shkëlqyer që i bёnё artit skenik shqiptar, mbi tё gjitha, “bash nё skenёn e Shekspirit”. “Jam ndjerё i emocionuar, kur mё informuan se interpretimi juaj dhe prezantimi i trupёs shqiptare nё tёrёsi, ёshtё pritur me kureshtje dhe ёshtё vlerёsuar tepёr pozitivisht nga publiku dhe media britanike”, u shpreh Kryeministri. Ai theksoi se ky sukses është dëshmi e ruajtjes së traditës së krijuar nga korifejtë e teatrit kombëtar, që patën vënë në skenë Shekspirin që në vitet '60, "Ju keni përfaqësuar në Londër arritjet më evropiane të Shqipërisë, të cilat janë ato në fushën e artit dhe, së bashku me këngëtarët dhe muzikantët, jeni bërë ambasadorët më të shquar të kombit", u shpreh Kryeministri. Drejtori i Teatrit Kombёtar, Kristaq Skrami, nё emër tё trupës sё aktorëve, e falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhёnё nё pjesëmarrjen e suksesshme tё Teatrit Kombëtar, nё kёtё event tё rёndёsishёm. Ai i dhuroi Kryeministrit një foto të shfaqjes, ku nga publiku valëvitej flamuri shqiptar, si dhe katalogun prezantues të vënies në skenë të 10 kryeveprave të Shekspirit, në 67 vjet histori të Teatrit Kombëtar.